Janë të domosdoshme masa preventive kundër Covid-19

Karantina e plotë për lagjen e romëve “Iztok” në qytetin Kjustendill zgjatet deri më 8 korrik. Këtë e shpalli Shtabi i Krizës i Rrethit pas një takimi me inspektorin kryesor shëndetësor shtetëror docent Angell Kunçev. Kur ka vatra të koronavirusit ka mundësi që ai të përhapet në mënyrë difuze edhe të dalë jashtë kësaj vatre. Në shumë prej vatrave lokale arritëm të shuajmë epideminë brenda një jave. Tani është më mirë të ndërmerren masa preventive për kufizimin e përhapjes së infeksionit, theksoi Kunçev.