158 janë rastet e reja të koronavirusit në vend

158 janë rastet e reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit nga 3 343 PCR teste të bëra, tregojnë të dhënat zyrtare të publikuara rreth mesnatës në Portalin Unik Informativ.

Më shumë – 43, janë rastet në rrethin e Sofjes, pas kësaj janë ato në Smoljan – 36 raste.

Të infektuarit që nga fillimi i epidemisë arritën 4989 veta. Ata me simptoma të shfaqura deri tani janë 2083.

Të vendosurit në spital janë 435. 32 janë në repartet intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 7 veta me Covid-19 dhe kështu numri total i infektuarve arriti 230 veta.

Të shëruarit janë 2676 veta, 94 prej të cilëve janë brenda harkut kohor 24 orësh.