Dhanë urdhra për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike në Bullgari

Ministri i Shlndetësisë Kirill Ananiev dha katër urdhra për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike deri më 15 korrik.

Në urdhrin për hyrje në territorin e Bullgarisë shënohet se ndalesa nuk u përket personave që udhëtojnë me qëllim studime dhe realizimin e veprimtarive të ndryshme lidhur me përfundimin e vitit shkollor 2019-2020. Lejohet hyrja edhe për shkak të studimeve dhe provimeve praktike, si dhe për përgatitjen e vitit shkollor 2020/2021, kur kjo nuk mund të realizohet në distancë.

Mbajtja e maskave mbrojtëse në transport, spitale dhe në ambientet e mbyllura publike është e detyrueshme, përveç në restorante dhe lokale dhe gjatë kohës së zhvillimit të veprimtarive të ndryshme fizike në të mbyllur.