Covid-19 në Bullgari: Dita e 116

Ministri i Shlndetësisë Kirill Ananiev dha katër urdhra për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike deri më 15 korrik

Në urdhrin për hyrje në territorin e Bullgarisë shënohet se ndalesa nuk u përket personave që udhëtojnë me qëllim studime dhe realizimin e veprimtarive të ndryshme lidhur me përfundimin e vitit shkollor 2019-2020. Lejohet hyrja edhe për shkak të studimeve dhe provimeve praktike, si dhe për përgatitjen e vitit shkollor 2020/2021, kur kjo nuk mund të realizohet në distancë. Mbajtja e maskave mbrojtëse në transport, spitale dhe në ambientet e mbyllura publike është e detyrueshme, përveç në restorante dhe lokale dhe gjatë kohës së zhvillimit të veprimtarive të ndryshme fizike në të mbyllur.

Hyrja në Greqi tashmë është vetëm përmes pikëkalimit Kullata-Promahon

Ambasada e Greqisë në Sofje e ka informuar Ministrinë bullgare të Punëve të Jashtme se që nga data 1 korrik 2020 hyrja e të gjithë shtetasve përmes kufijve kufitarë nga Bullgaria në Greqi do të jetë e mundur vetëm përmes pikëkalimit Kullata-Promahon. Tani për tani hyrja në Greqi nuk do të jetë e mundshme përmes pikëkalimeve të tjera tokësore, përveç në raste të veçanta. Pritet saktësimi i tyre. Që nga 1 korriku të gjithë të huajit që hyjnë në Greqi duhet të plotësojnë një online-formular, i cili mund të shihet KËTU.

Ministri i Sportit kërcënoi se do t’i mbyllë stadiumet për publikun

Ministri i Sportit Krasen Kralev kërcënoi se do t’i mbyllë stadiumet për publikun në rast se nuk respektohen masat kundërepidekime gjatë finales për Kupën e Futbollit të Bullgarisë. Në stadiumin në Sofje do të jenë të pranishëm 12 000 fansa të skuadrave CSKA dhe Llokomotiv Plovdiv. Kjo përbën ¼ prej kapacitetit të stadiumit. Bullgaria është një prej vendeve të pakta në Evropë, i cili lejon praninë e publikut në stadiume. Ekspertët e shëndetësisë në vend tashmë kritikuan grumbullimin e pritur të një publiku të tillë shumëmijësh.

158 janë rastet e reja të koronavirusit në vend

158 janë rastet e reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit nga 3 343 PCR teste të bëra, tregojnë të dhënat zyrtare të publikuara rreth mesnatës në Portalin Unik Informativ. Më shumë – 43, janë rastet në rrethin e Sofjes, pas kësaj janë ato në Smoljan – 36 raste. Të infektuarit që nga fillimi i epidemisë arritën 4989 veta. Ata me simptoma të shfaqura deri tani janë 2083. Të vendosurit në spital janë 435. 32 janë në repartet intensive. Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 7 veta me Covid-19 dhe kështu numri total i infektuarve arriti 230 veta. Të shëruarit janë 2676 veta, 94 prej të cilëve janë brenda harkut kohor 24 orësh.

Numri në rritje i të infektuarve nuk është për shkak të lehtësimit të masave

Testimi në masë gjatë javëve të fundit, jo lehtësimi i masave, është arsyeja për numrin më të madh të të konfirmuarve me koronavirus, tha për BNR prof. asoc. Atanas Mangërov, shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin e Sëmundjeve Ngjitëse në Sofje. Nuk është e njëjta gjë po të testosh 100 veta me 20 kampionë pozitivë dhe 1000 veta me 40 rezultate pozitive. Kur jepen vlera absolute, ato nuk mund të krahasohen me vlerat e përqindjeve. Më 12 prill kur Bullgaria ishte mbyllur testimet e bëra kanë rezoltuar 12% të infektuar dhe kjo është më shumë në krahasim me këtë që po e kemi si të dhëna, shpjegoi eksperti. Epidemia do të vazhdojë zhvillimin e vet derisa nuk kalojë masën përkatëse kritike, komentoi Mangërov.  

Shteti siguron 660 mln euro për ruajtjen e 300 000 vendeve të punës

Që të ruhet punësimi i mbi 300 000 vetave deri në shtator shteti livron falas në kuadrin e masave të ndryshme 660 mln euro. Rinovohet masa e njohur si "60/40". Në kuadrin e saj tashmë janë paguar 60 mln euro dhe kemi ruajtur 160 000 vende pune në 9000 ndërmarrje. Për këtë masë kanë aplikuar akoma 17 000 firma për akoma 300 000 veta. Deri tani kemi ndihmuar firma, ku punojnë rreth 2-3 veta, dhe ndërmarrje me 2800 punonjës. Në sektorët “transport pasagjerësh” dhe “turizëm” ndihma rritet në raportin 80/20 dhe për ta livrohen suplementarisht 20 mln euro, tha Kryeministri Bojko Borisov.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Gergana Mançeva dhe ekipi “Lajme"