Gjobuan deputetë për mosmbajtjen e maskave në Kuvendin Popullor

Inspektorë nga Inspektorati Shëndetësor Regjional hynë në Parlament dhe u vendosën gjoba deputetëve, të cilët shkelin urdhëresën për mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse në ambiente të mbyllura publike. Janë sanksionuar 24 deputetë. Gjoba për ta është 150 euro. Disa prej tyre kanë ndër mend të apelojnë, duke shpjeguar se kanë pasur arsye konkrete për heqjen e maskave në momentin, në të cilin janë fotografuar.

Zv. Kryetari i Kuvendit Popullor Valeri Simeonov tha se do bëjë propozim që folësit në tribunë të mos mbajnë maska, si dhe anëtarët e presidiumit të Kuvendit Popullor gjatë kohës së udhëheqjes së seancës konkrete.  Argumentet për këtë janë se distanca mes tyre dhe njerëzve të tjerë në sallë është më shumë se 1 metër e gjysmë, siç është shkruar në urdhëresën e Ministrit të shëndetësisë.