Një investitor çek pronësoi pjesë në Bankën e Parë të Investimeve

Valea Foundation e sipërmarrësit çek Karel Komarek u përfshi në rritjen e kapitalit të Bankës së Parë të Investimeve – Fibank. Fondi u bë pronar i 7,9% prej aksioneve të bankës private bullgare. Banka Bullgare për Zhvillim bleu pak më shumë se 18%. Investitorët tashmë kanë paguar pjesët e tyre të aksioneve.

Rritja e kapitalit të Fibank është kushti i fundit para Bullgarisë për hyrje në dhomën e pritjes së Eurozonës  - ERM II dhe në Bashkimin Bankar. Ky është investimi ynë i parë i portofolit në Bullgari, e cila është një shtet premtues i BE-së që zhvillohet me ritme të shpejta, tha Paul Schmidt – anëtar i Bordit Drejtues të Valea Foundation.


Още от БНР уеб