Eмисия новини
от 13.00 часа
Българско национално радио © 2020 Всички права са запазени

Matthew Palmer: “Na shqetësojnë qëllimet e Rusisë në lidhje me Ballkanin Perëndimor”

Matthew Palmer
Снимка: BGNES

Në intervistë për “Evropën e Lirë” në kuadrin e vizitës së tij në Sofje zëvendës ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së z. Matthew Palmer si përgjegjës për politikën amerikane për Ballkanin Perëndimor shprehu keqardhje për bllokimin e negociatave për aderim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut.

Sipas Palmerit sfidë për perspektivën evropiane të Ballkanit janë veprimet e agjentëve rusë në regjion. Ai përmendi tentativën për grusht shteti në Malin e Zi. Sipas tij vizioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndryshohet nga ai i Rusisë: “Vizioni i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor është pozitiv, është për një rajon, i cili është në paqe me veten e tij, me fqinjët, një rajon i qëndrueshëm dhe i prosperuar, i integruar në familjen evropiane. Ndërkohë Rusia synon një Ballkan Perëndimor të copëtuar dhe kaotik, plot dyshime, ku rusët mund ta rritin dhe të ulin tensionin si reostat, të fusin pykë midis Ballkanit Perëndimor dhe Perëndimit”, shpjegoi Palmer.


Новините на БНР - вече и в Instagram. Акцентите от деня са в нашата Фейсбук страница. За да проследявате всичко най-важно, присъединете се към групите за новини – БНР Новини, БНР Култура, БНР Спорт, БНР Здраве, БНР Бизнес и финанси.
Още от