Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pashka në Bullgarinë ortodokse

БНР Новини
Foto: BGNES

Çdo pranverë, me ringjalljen e natyrës për jetë të re, bota e krishtere shënon festën е festave – Ngjalljen e Krishtit. Dhe nuk është e rastit, që për bullgarët Paska ngjall mendime për jetë të përjetshme dhe shpëtim të shpirtit. Prandaj edhe atmosfera është tepër festive të një kremteje të madhërishme.

Mendimi për Festën e Ndritshme bashkon dhe ndryshon, dallimet dhe armiqësitë mbrapsin para forcës së dashurisë dhe përulësisë. Që nga Dita e Dafinave deri te Pashka kishat në mbarë vendin janë plotë e përplot njerëz – të rinj dhe të moshuar, besimtarë dhe njerëz jo aq i pasionuar pas fesë. Shërbesat kishtare ato ditë bashkojnë dhe përgatitin njerëzit për ngjarjen e madhe. Dhe megjithëqë ato i ngjajnë njëra tjetrës, ato liturgji kanë specifikën e vet në kishat e ndryshme. Në secilën prej tyre njeriu ka mundësi të dëgjojë stilet e ndryshme të këndimit karakteristik për fenë ortodokse. Në tempullin monument “Shën Aleksandër Nevski” kori i përzier me këndimin engjëllor pushton të pranishmit, sidomos të huajit të cilët vijnë në vend pikërisht për Pashkët. Në kishën e kryeqytetit “Shën Shpërfytyrimi i Zotit” dhe në manastiret e burrave mund të dëgjohet stili karakteristik lindor ose bizantin i këndimit të të burrave. Ndryshe nga liturgjitë katolike, këtu nuk shfrytëzohen vegla muzikore. Zërat njerëzorë bashkohen në një lutje unike, që të sugjerojnë idenë për unitetin hyjnor. Pikërisht këtu fshihet ndikimi i pabesueshëm i muzikës ortodokse, e cila e ngrit lutjen drejt qiellit nëpërmjet forcës së zërit. “Në Bullgari kemi një traditë muzikore të ruajtur tepër mirë. Ajo ka të bëjë me këndimin koral”, shpjegon ciceroni Georgi Todorov, i cili prej vitesh shoqëron grupet që vijnë për pelegrinazh në Bullgari.

“Aktualisht në kishat bullgare liturgjitë kryhen sipas stileve të përziera – bullgare, ruse, bizantine – shpjegon ai dhe vazhdon. – Secili prej tyre ka bukurinë e vet, por në shumicën e rasteve njerëzit asistojnë si vëzhgues të një shfaqjeje, ose më saktë të një lutjeje të madh dhe të sinqertë i drejtuar Zotit. Dhe megjithëqë ata janë pjesëtarë të kësaj lutjeje të përbashkët, që të ndjehet forca e festës është e domosdoshme, që në ndonjë moment të dihet çfarë bën prifti, çfarë është simbolika dhe se si ne, të pranishmit,përshtatemi. Në të njëjtën kohë kemi mundësi t’u kënaqemi estetikës, këndimit të bukur dhe riteve të madhërishme. Kur të huajit vijnë dhe frekuentojnë kishat është me rëndësi që ata të formojnë një përfytyrim të plotë për kulturën bullgare. Trashëgimia shpirtërore bullgare nuk është me më pak rëndësi se sa ajo perëndimore. Kur Ditën e Pashkës njeriu asiston në liturgjinë festive, ai duet të ketë të qartë përmbajtjen e shërbesës fetare, e cila ruan të vërtetën për Krishtin në mënyrë tepër të bukur. Është mirë në se zbulohet përmbajtja e thellë e liturgjisë.”

Dhe këtu vjen roli i ciceronit, i cili duhet të di jo vetëm historinë, por edhe traditat e krishtere karakteristike për vendet e ndryshme të botës. Vetëm kështu ai do të jetë në gjendje t’u sjell të huajve informacionin më të hollësishëm dhe më të saktë.

“Pasuria më e madhe e Bullgarisë është feja ortodokse. Jemi trashëgimtarë të një feje, të cilën e përhapëm ndër popujt e tjerë sllavë. Deri tashti arritëm të mbrojmë burimet e Krishterimit. Kjo nuk ka as vlerë, as përmasa. Dhe kur të huajit vijnë dhe frekuentojnë kishat tona ne duhet t’u shpjegojmë atyre se jemi ndër pak vendet, të cilët arritën të mbrojnë dhe të ruajnë fenë e krishtere me gjithë pasurinë e saj – ikonat, këndimin, ndërtimin e kishave, tekstet e lashta të gjuhës kishtare sllave. Ka shembuj të cilët nuk e kanë shokun në përmasë botërore ndër personalitetet, të cilët sakrifikuan jetën për trashëgiminë ortodokse bullgare. Ndër ta dallohet – Shenj Princi Boris – pagëzori i bullgarëve dhe i Bullgarisë, Shën Ivan Rillski – mbrojtësi qiellor i vendit, Shën Joan Kukuzell – Angelloglasnija – kompozitor i muzikës kishtare, Shën Pimen Zografski – mjeshtër në pikturimin e ikonave.  Në çdo fushë të kulturës sonë të krishtere dallohen emra të afirmuar dhe të njohur dhe ata duhet të bëhen emblema e Bullgarisë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD

Myslimanët e mirëpresin Ramazan Bajramin

Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..

botuar më 24-04-10 7.40.PD