Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kriza demografike do të sjellë kolaps ekonomik

Bullgaria është në një nga vendet e para në klasifikimet e Eurostatit për rritjen/pakësimin e popullsisë. Popullsia te ne jo vetëm po pakësohet me tempe të frikshme, por edhe po kështu po plaket, nënvizojnë ekspertët e Bashkimit Evropian.

Vitin e kaluar në vendin tonë, ku popullsia është 7.1 mln veta, kanë lindur 57 175 foshnja, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo do të thotë se gjatë 2017-ës kanë lindur me 8 mijë foshnja më pak, sesa gjatë 2016-ës. Në të njëjtën kohë vitin e kaluar kanë vdekur afro 108 000 veta, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Në qoftë se shtojmë këtu edhe bullgarët, të cilët janë nisur për të punuar, ose bërë studime jashtë shtetit, mund të thuhet se nga harta gjeografike e vendit është asgjësuar një qytet mesatar me rreth 65 000 – 75 000 veta.

Kjo tendencë e uljes së numrit të popullsisë dhe e plakjes së kombit tonë nuk është nga dje. Ajo filloi që në periudhën e tranzicionit drejt demokracisë, në kushtet e krizave të pandërprera – politike, bankare, sociale, ekonomike. Pikërisht për këtë shkak bullgarët vendosën të mos kenë fëmijë, ose ta kufizojnë maksimalisht numrin e tyre në familje. Sot kriza nuk ka, përfshi këtu dhe vitin e kaluar, ekonomia është në kulmin e vet, por nuk ka ndryshim në proceset demografike. Del se rritja ekonomike, ose recesioni ekonomik nuk janë faktorët e vetëm për uljen, ose rritjen e lindshmërisë. Mirëpo, çfarë atëherë është më e rëndësishmja për bullgarët, kur e planifikojnë krijimin e familjes?

Sigurisht që në vend të parë janë të ardhurat, sepse rritja e një fëmije kushton mjaftë mjete. Mirëpo, përveç mjeteve financiare foshnjat kanë nevojë edhe për gjëra të tjera. Bëhet fjalë për kopshtet e fëmijëve, kuzhinat për fëmijë, ndihmën mjekësore pediatrike. Shteti bën përpjekje të konsiderueshme, por ende nuk ka mjaftë kopshte fëmijësh dhe prindërit duhet t’u paguajnë shumë mjete dadove, kopshteve private të fëmijëve, ose të shpresojnë tek të afërmit e pensionuar. Por çfarë mund të bësh me asistencat për fëmijët, që sigurohen nga shteti, 20 euro në muaj për një fëmijë dhe 42 euro për dy fëmijë?! Kriza demografike në të cilën ndodhet vendi ynë është si një bombë, e cila po të shpërthejë do të dëmtohet gjithçka rreth saj. Në vend të parë ekonomia. Ajo nuk do të disponojë krahun e domosdoshëm të punës, duke pasur parasysh faktin se sipas Ministrisë së Arsimit aktualisht 14 000 fëmijë në vit, të cilët janë detyruar nga ligji për ta vizituar shkollën, largohen nga klasat. Bëhet fjalë kryesisht për fëmijë me origjinë rome, të cilët nuk duan të arsimohen dhe gjuha e tyre amtare nuk është bullgarishtja. Ndërkaq, pikërisht ky grup etnik lind më shumë fëmijë dhe shpeshherë nënat e këtyre fëmijëve lindin në moshën 12 vjeçe. Këto janë vajza pa arsim dhe pa aftësi profesionale. Ekonomia do të pësojë humbje të mëdha jo vetëm për shkak të mungesë së krahut të kualifikuar të punës, por edhe për shkak të mungesës së klientëve me aftësi të mira financiare. Zakonisht me mundësi më të mira financiare janë njerëzit e moshës së mesme, derisa të rinjtë shpresojnë te parat e prindërve të tyre, kurse të vjetrit – te pensionet e tyre poshtëruese dhe ndihmat sociale. Kurse tendenca është pikërisht e tillë – rritje e përqindjes së njerëzve me aftësi të kufizuara financiare të moshës së tretë, të cilët edhe tani janë mbi 25 për qind të popullsisë. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave popullsia në moshën e aftë për punë deri më 31 dhjetor 2016 është 4 304 mijë veta. Në sfondin e papunësisë prej 6-7 për qind kjo do të thotë se numri i të punësuarve është pothuajse i barabartë me numrin e bullgarëve që shpresojnë te pensione të ndryshme, ndihma sociale, bursa etj.

Në situata të tilla të uljes së natalitetit dhe të plakjes së popullsisë, në shtetet e zhvilluara evropiane zakonisht ndërmerren masa për stimulimin e lindjeve dhe në përkrahje të familjeve të reja. Masa të tilla ndërmerren pjesërisht edhe në Bullgari, por në një mënyrë tepër të kujdesshme, sepse askush nuk do që të ashpërsohen edhe më shumë marrëdhëniet e tensionuara mes popullsisë bullgare dhe pakicës jashtëzakonisht pjellore rome, e cila tashmë është pothuajse 1 mln veta. Po të shtojmë edhe faktin se madje programet bujare evropiane të integrimit nuk korrën suksese, problemi bëhet edhe më i madh dhe zgjidhja e tij po vështirësohet edhe më shumë. Duhet të gjemë vendim, mirëpo, tani për tani ka vetëm strategji dhe programe në sirtarët e byrove të nëpunësve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD

50 vjet nga shpikja bullgare e laserit të avullit të bromurit të bakrit

Më 24 prill, Instituti i Fizikës së Trupit të Ngurtë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 50 vjet nga shpikja e laserit të avullit të bromurit të bakrit. Ky laser është një shpikje bullgare, e vënë në punë për herë të parë nga..

botuar më 24-04-24 6.10.PD
Zëvendësministri i Bujqësisë Miroslav Marinov (i pari në të majtë) në hapjen e edicionit të 20-të të ekspozitës

Në ekspozitën “Tehnomebel” marrin pjesë rreth 100 kompani nga e gjithë Evropa

Druri bullgar, jo i importuar, është lënda e parë kryesore për industrinë e përpunimit të drurit dhe mobilieve në vendin tonë. Këtë e theksoi zëvendësministri i bujqësisë, Mirosllav Marinov, në hapjen zyrtare të edicionit të 20-të të ekspozitës..

botuar më 24-04-23 6.54.MD