Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Martin Minkov: Pavarësisht nga marrëveshja e arritur për emrin e Maqedonisë, regjioni mbetet problematik

БНР Новини
Foto: BGNES

Lajmi ballkanik i javës – marrëveshja e arritur ndërmjet kryeministrit grek dhe homologut të tij maqedonas për emrin e Maqedonisë, sikur përsëri e rriti tensionin në gadishull. Hapi përpara në lidhje me kontestin e emrit dhe varianti i miratuar “Republika e Maqedonisë Veriore” ishin përshëndetur nga liderët e BE-së, NATO-së, SHBA-së dhe Rusisë. Bullgaria gjithashtu shprehu përkrahjen e vet, pavarësisht se ajo insiston për garanci politike për këtë se emri i ri nuk do të interpretohet si premisë për ndryshime eventuale të kufijve ekzistuese shtetërore apo për pretendime ndaj shteteve fqinje, të lidhura me gjuhën, kulturën, historinë apo identitetin. Dhe pavarësisht se lajmi është pozitiv, në shtetet negociuese ai solli stuhi politike. Opozita greke kërkoi mocion mosbesimi ndaj kryeministrit, kurse në Maqedoni presidenti dhe kryeministri shkëmbyen replika të ashpra.

Vallë a nuk u bënë shumë emocionet në Ballkan akoma para nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje?

“Këto emocione janë diçka që pritej, komenton Martin Minkov, ish-korespondenti i Radios Kombëtare Bullgare në Shkup. Unë nuk do të thosha se ato janë vetëm në Ballkan. Natyrisht ngjarjet zhvillohen në Ballkan dhe më së shumti u përkasin vendeve të angazhuara në proces – Maqedonisë dhe Greqisë. Në të vërtetë tensioni  politik në to arriti kulmin e vet. Në parlamentin grek po diskutohet mocioni i mosbesimit, të kërkuar nga partia opozitare “Nea Demokratia”. Pavarësisht se protestuesit nuk janë aq shumë, në vazhdim të disa ditëve rrethet nacionaliste organizojnë demonstrime para ndërtesës së Kuvendit në Maqedoni. Tensioni ekziston.

Martin Minkovi e cilësoi si drastike sjelljen e Presidentit maqedonas Gjeorge Ivanov, i cili refuzoi takimin me kryeministrin Zoran Zaev dhe me Ministrin e punëve të Jashtme Nikola Dimitrov, të cilët kishin shkuar në zyrën e tij për ta njoftuar me hollësitë rreth projekt-marrëveshjes.

Sjellja e zotit Ivanov ishte drastike, sepse takimi ka zgjatur vetëm 120 sekonda – gjë që sipas meje është pa precedent. Ai deklaroi se nuk do ta nënshkruajë këtë dokument dhe kështu do të pengojë procesin e ratifikimit. Dhe ai e bëri këtë akoma para se ta lexojë projekt-marrëveshjen. Akoma më habitës për mua ishte vendimi i George Ivanovit që të vijë në Sofje vetëm disa orë pas këtij takimi në Shkup. Këtu ai kërkoi përkrahje për pozitën e vet. Por nuk e mori atë. Presidenti bullgar Ruman Radev e cilësoi bisedën me homologun e tij maqedonas si të vështirë. Në të Radevi ka deklaruar në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje përkrahjen e Bullgarisë për perspektivën euroatlantike të Maqedonisë. Por në gjuhën e diplomacisë ai i’a ka thënë Gjeorge Ivanovit se nuk e përkrah pozitën e tij, sepse bllokimi i marrëveshjes së ardhshme me Greqinë e kthen Maqedoninë në të njëjtin izolim, në të cilin ishte vënë shteti gjatë qeverisjes së partisë VMRO-DPMNE. Përveç kësaj Kryeministri bullgar refuzoi takimin e tij të planifikuar me Presidentin maqedonas me argumente të qarta – një takim i tillë do ta ngatërronte Bullgarinë në mosmarrëveshjet e brendshme politike të shoqërisë maqedonase. E kjo mund të interpretohet si ndërhyrje e Bullgarisë në këtë çështje të brendshme. Nuk është pa rëndësi edhe fakti se Bullgaria po e kryeson Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, pasi u bë e qartë se BE-ja e përkrah kategorikisht marrëveshjen e arritur me Greqinë. Kështu që po të ketë ndonjë gabim, ai është në faktin se Gjeorge Ivanov e zhvilloi këtë vizitë, pavarësisht se ajo ishte planifikuar më herët. Në këtë situatë delikate në Shkup dhe në Athinë, Gjeroge Ivanov i kishte të gjitha premisat për të kërkuar shtyrjen e vizitës së planifikuar. Por ai nuk e kërkoi këtë dhe përkundrazi – bëri përpjekje të gjejë përkrahje për pozitën e tij.

Në takimin në Sofje ndërmjet të dy presidentëve Rumen Radevi ka insistuar për garanci se emri i ri nuk do të bëhet arsye për shkeljen e interesave bullgare.

Emri i ri eventual – Maqedonia Veriore – nuk është varianti më i mirë nga pikëpamja bullgare, por është një kompromis. Dhe një kompromis kurrë nuk mund t’i plotësojë të gjitha kërkesat e palëve të interesuara. E rëndësishmja është se ai do të ndihmojë për arritjen e prioritetit të rëndësishëm për tërë regjionin – bëhet fjalë për fillimin e procesit të vërtet të integrimit evropian të Maqedonisë.

Për sa u përket garancive – po. Ne duhet të kemi garanci, pavarësisht se në projekt-marrëveshje (unë e lexova atë pasi dje vonë ai u deklasifikua nga qeveria maqedonase) ka një klauzolë, e cila në mënyrë të qartë thotë se marrëveshja në asnjë mënyrë nuk i prek marrëdhëniet e të dyja palëve me shtete të treta. Ky është një standard ndërkombëtar dhe jep njëfarë garancish. Me rëndësi në këtë situatë është se pas ndryshimit të emrit të Republikës së Maqedonisë duhet bërë një aneks ndaj Traktatit të Fqinjësisë së mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, i cili do të saktësojë se të dyja palët nuk do të lejojnë çfarëdo qoftë pretendimesh të lidhura me gjuhën, identitetin, historinë e kështu me radhë. Shtimi i një klauzole të tillë nuk do të jetë detyrë e lehtë, por duhet pasur parasysh se për bullgarët emri Maqedonia Veriore tingëllon në mënyrë pak negative. Por vetë emri nuk mund të jetë premisë për asnjë qeveri në Shkup për pretendime të lidhura me Maqedoninë e Pirinit (pjesën gjeografike të krahinës Maqedonia, e cila hyn në kufijtë e Bullgarisë). 

Cili është skenari më i mundshëm për zhvillimin e situatës dhe për zgjidhjen e çështjes së emrit?

Kontributi i madh i Bullgarisë është se në kuadrin e Presidencës bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian i parashtroi në rendin e ditës të BE-së problemet e Ballkanit Perëndimor dhe se insistoi për perspektivën evropiane të popujve të këtij regjioni. Por ngjarjet e ditëve të fundit (kompromisi i arritur me aq shumë vështirësi mes Athinës dhe Shkupit, reagimet e skajshme dhe të ashpra të partive nacionaliste në të dyja vendet) tregojnë se rajoni mbetet tepër problematik. Në të ka shumë histori, akoma më shumë emocione. Nga kjo pikëpamje çdo një zhvillim i papritur dhe i habitshëm i situatës mbetet i mundur. Unë akoma kam dyshime  - a do të arrihet kompromisi mes Athinës dhe Shkupit, a do të realizohen klauzolat e kësaj marrëveshjeje, a do të fillojë rrugëtimi i Maqedonisë ndaj Evropës dhe NATO-së. Është i mundshëm dhe bllokimi i procesit – me rrëzimin eventual të qeverisë së Tsiprasit (por mendoj se kjo nuk do të bëhet), apo me vështirësimin e procesit të ratifikimit, që mund ta bëjë atë të pakuptimtë. Nga këndvështrimi i sotëm janë të mundshme të dyja variantet.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Daniell Mitov

Daniell Mitov refuzoi postin e ushtruesit të detyrës së ministrit të jashtëm

Përderisa presidenti nuk nxjerr dekret, ministrat e vjetër po i kryejnë detyrat e tyre, komentoi ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev duke dalë nga Presidenca. Pas një takimi të shkurtër me presidentin Rumen Radev Gllavçev tha: "Nuk..

botuar më 24-04-19 12.12.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: Nuk e propozova Daniell Mitovin ministër të jashtëm

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi se nuk ishte ai që propozoi që zëvendëskryetari i partisë Daniell Mitov të bëhet ushtrues detyre i ministrit të jashtëm. Sipas tij, Mitov me të vetëm u koordinua nëse do ta pranojë këtë post. “Nuk dua dhe..

botuar më 24-04-18 4.16.MD
Bojko Borisov

GERB i bëri thirrje PP-DB dhe DPS të marrin përgjegjësinë për qeverinë e përkohshme

Filozofia e Kushtetutës u bë ashtu, që tri partitë GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) të mbajnë përgjegjësinë për zgjedhjen e një qeverie të përkohshme. Kolegët të mos..

botuar më 24-04-17 11.26.PD