Bullgaria do të jetë mikpritëse e kupës botërore të futbollit për fëmijë në gjendje të pa favorizuar, të organizuar nga fondacioni SATUS gjatë muajit gusht të këtij viti. Kjo u bë e qartë pas takimit midis presidentit të Bashkimit Bullgar të Futbollit Borisllav Mihajllov dhe princeshës së Katarit Shejkha All Tani , e cila është themeluese e SATUC (Sheikha Al Thani for Underprivileged Children). Partner në organizimin e ngjarjes është kompania “Sports Menixhment Bullgaria”, e cila 7 vjet e përdor me sukses futbollin si një instrument për integrimin social përmes projektit të vet të njohur “Skuadra e shpresës”.
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..