Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për herë të 11 qe shpallur “Menaxheri i vitit”

БНР Новини
Foto: BTA

Aleksandër Dimitrov, drejtor ekzekutiv i kompanisë së madhe bullgare të telekomunikimit A1 Bulgaria, mori dekoratën “Menaxher i vitit” për vitin 2018 në ceremoninë zyrtare në sallën e koncerteve të operës dhe të baletit të Sofjes. Konkursi organizohet nga revista për biznes “Menaxher” dhe për vit të 11 të radhës dallon praktikat më të mira në menaxhimin në Bullgari. Ngjarja kalon nën patronazhin e udhëheqësit të shtetit, prandaj dekorata e fituesit qe dhënë personalisht nga presidenti Rumen Radev. Sipas rregullores konkursi zhvillohet në 3 etapa. Sivjet në fillim u propozuan 64 menaxher të lartë prej 24 sektorëve të ekonomisë. Në etapën e dytë numri është u ul deri në 41, kurse në etapën e tretë mbetën vetëm 10 finalistë, të cilët u vlerësuan për shkak të cilësive të tyre personale dhe vlerësimit, të cilin e kanë marrë nga nëpunësit dhe partnerët e tyre.

10 finalistët e edicionit të 11 “Menaxheri i vitit” drejtojnë kompani, të ardhurat e të cilave i tejkalojnë 2 miliardë e gjysmë leva gjatë vitit të kaluar. Ata janë në sferën e telekomunikimit, sigurimeve dhe financave, teknologjive informative, transportit dhe logjistikës.

Kur flasim për biznes bullgar, dua që të bëjmë një kufizim të qartë, sepse për mua ka dy tipa biznes – njëri përqendrohet pothuajse krejtësisht në kërkimin e njerëzve të përshtatshëm mes atyre, të cilët shpërndajnë mjetet publike. Tjetri – mbi menaxhimin efektiv, inovacionet, aftësisë konkurruese. I pari lind padrejtësi, korrupsion, e mbyt cilësinë, na largon nga bota moderne dhe e çon poshtë të gjithë shoqërinë. I dyti lëviz përpara ekonominë bullgare, investon në arsim dhe në kualifikime të nëpunësve. Ai e modernizon Bullgarinë dhe na afron drejt liderëve në Evropë. Atë duhet ta përkrahim edhe si shtet, edhe si shoqëri” – deklaroi presidenti Rumen Radev në adresimin e tij ndaj finalistëve në konkursin për vitin 2018.

Aleksandër Dimitrov, mbajtësi i titullit “Menaxheri i vitit”, prej 15 vjetëve punon në biznesin e telekomunikimit, por kompaninë e tanishme e përcakton si “një hapësirë të madhe, të pafund të cilën duhet ta studiosh nga brenda sesi punon”. Përveç me dekoratën e madhe, Aleksandër Dimitrov është i dalluar dhe me një çmim për biznes të përkushtuar shoqërisht dhe firmë me inovacione më të shumta të aplikuara gjatë vitit.

Aktualisht kjo është kompania më e fortë në sektorin tonë, në sajë të ekipit të cilin unë e drejtoj. Në të punojnë mbi 3800 veta, kurse klientët tanë janë rreth 5 milionë, tha në një intervistë për Radio Bullgarinë menaxheri i vitit 2018 Aleksandër Dimitrov. Dekorata u dedikohet dhe inovacioneve dhe reformave, të cilat i bëmë në firmë dhe gëzohem  se juria i ka vënë re. Suksesi vjen dhe nga fakti se e zgjeruam biznesin, bëmë shumë përmirësime teknike dhe i pasuruam kanalet televizive, të cilat i propozojmë. Aplikuam “sistemin e resë” për ruajtjen e të dhënave dhe kjo u vlerësua nga klientët, sepse rezultatet financiare nga ky vit janë më se të mira. Mes njerëzve, me të cilët e ndërtoj biznesin unë kërkoj cilësi si lojalitet, dëshirë për t’u shfaqur, guxim. Me ekipin tim jetojmë si një familje e madhe, besojmë në të njëjtat vlera dhe gjithmonë e përkrahim njëri tjetrin në momente të vështira. Përveç kësaj e sfidojmë njëri tjetrin që të ecim përpara. Këtë e kërkoj dhe tek njerëzit e rinj, të cilën vijnë në kompani.

Mes dhjetëshes së artë të menaxherëve në Bullgari për vitin 2018 u ndodh dhe gjermani Ulrich Heppe, drejtor i aeroporteve në qytetet Varna dhe Burgas. Ai është i dërguari për Bullgarinë i kompanisë e cila ka mbi 30 aeroporte në 4 kontinentet.

Ndihem i lumtur të jem në Bullgari, këtu njerëzit janë profesionalistë në punën e vet, kam kolegë të shkëlqyer dhe gëzohem  të jem mes një natyre kaq të bukur. Unë mbërrita në Bullgari përpara 3 vjetëve, kur mora përsipër përgjegjësinë për dy aeroportet – pjesë nga grupi Fraport grup. Kurse qytetet Burgas dhe Varna janë aeroportet tona të vetme në bregun e bukur të Detit të Zi. Krenohemi me ta. Kam mundësi të udhëtoj në shtete të shumta e të ndryshme, por gjithmonë kur kthehem në Bullgari , unë ndihem si në shtëpinë time”, thotë Ulrich Heppe.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1454 leva /743.42 euro/ është kostoja e jetesës së një punëtori në Bullgari

Për të jetuar normalisht një punëtor në Bullgari nevojiten 1454 leva /743.42 euro/. Këtë e tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ për tremujorin e fundit. Mbajtja e një familjeje prej tre anëtarësh (dy punëtorë dhe një..

botuar më 24-04-23 8.15.PD

Secili prej nesh është tashmë një investitor potencial, qoftë edhe me një shumë të vogël të pagës

Në botën moderne nuk mjafton të njohësh njësitë monetare të vendeve të veçanta dhe të dish se si monedhat e tyre lidhen me levin bullgar. Konvertimi i levit në euro dhe anasjelltas nuk i zgjidh problemet tona financiare për një kohë të gjatë dhe nuk..

botuar më 24-04-22 7.15.PD
Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD