Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Investimet në bujqësi janë një risk, i cili ia vlen të përkrahet

БНР Новини
Foto: BTA

Megjithë rëndësinë e vet bujqësia zhvillohet me tempe të ndryshme në shtetet evropiane, gjë që u detyrohet kryesisht politikave të tyre të lidhura me sektorin. Megjithëse qytetet zhvillohen dhe tokat e punueshme pakësohen, sipërmarrësit, të cilët janë dhënë pas zhvillimit të rajoneve rurale, përpunojnë dhe shfrytëzojnë resurset e çdo një cope toke gjithnjë e më mirë me ndihmën e ideve të reja, që janë lidhur me prodhimin racional të kulturave të ndryshme dhe ruajtjen e tyre nga insekte të dëmshme dhe sëmundje të ndryshme.

Megjithëse që prej shekujsh bullgari është lidhur pazgjidhshmërish me tokën e vet, arat dhe oborret e braktisura janë një pamje e shpeshtë në vendin tonë. Mirëpo, përsëri ka shpresë që ato të bëhen kopshte të bukura, siç ishin dikur. Ripohim i fjalëve se investimet në bujqësi rikthehen dhe janë një risk i cili ia vlen të përkrahet, janë çmimet “Agro biznesmeni i Bullgarisë”, të cilat u dorëzuan për të 28-ën herë me radhë. Dekoratën e madhe e mori Svetlla Stojanva. Ajo është prodhuese gruri nga rajoni i Plevenit, ku tokat e punueshme janë rreth 20 mijë dynymë. Përveç saj u dekoruan prodhuesit bujqësorë në akoma 9 kategori, ndër të cilat: agro inovator, shkencëtar me kontribut për bujqësinë bullgare, produkt i implementuar me sukses i brezit të ri, si dhe agro investitor i vitit 2018.

Emri i këtij agro investitori është Anton Totev. Ai ka lindur në qytetin Sandanski dhe e ka mbaruar arsimin e vet në Gjenevë, por pas kësaj ka vendosur të kthehet te ne, ku të krijojë një biznes të konkurrueshëm në përputhje me nevojat e tregut bullgar. Ai ka krijuar një serrë për prodhim perimesh me gjethe dhe të bimëve mjekësore në bazë të hidroponikës. Kjo është një metodë për rritjen e bimëve, ku nuk ka nevojë për tokë. Për rritjen e tyre përdoret kryesisht një tretësirë ushqimore, ku i ka të gjitha substancat e dobishme për bimët. Gjatë procesit të punës në serrën e sipërmarrësit nuk lëshohen lëndë të panevojshme kimike në mjedis. Gjithçka e domosdoshme për të mbjellat është dozuar shumë mirë dhe ato përpunohen në një orë të posaçme të ditës. Përveç kësaj, me ndihmën e kompjuterëve punonjësit e udhëheqin dritën, ngrohjen, ose ftohjen, si dhe pasurimin e ajrit me dyoksid karboni për fotosintezë më të mirë. Gjatë muajit tetor të këtij viti Anton Totev mori pjesë në konkursin “Fermeri i ri i Evropës”, i cili zhvillohet në kryeqytetin belg Bruksel. Megjithëse projekti i tij nuk fitoi asnjë prej vendeve të para, në një anketë të zhvilluar ndër pjesëmarrësit ai u vlerësua lart. Çdo një njohje është e rëndësishme për sipërmarrësin e ri, sepse në biznesin e tij ai ndeshet çdo vit me probleme më të ndryshme:

Në çdo një front ka vështirësi. Një prej më të mëdhave është lidhur me përshtatjen e prodhimit me shitjet. Një problem tjetër është krahu i punës, sepse megjithëse kemi ekonomi mjaftë të automatizuar, njerëzit janë faktori kyç. Ne jemi në Sandanski dhe unë gëzohem se regjioni atje është i zhvilluar më mirë, në krahasim me pikët e tjera të Bullgarisë. Parimisht sipas njerëzve serrat janë hapësira të ngrohta, të lagëta dhe jo shumë të këndshme, por gëzohem se në saje të teknologjive tona ky përfytyrim ndryshoi. Desha të punoja me më shumë njerëz të rinj, por tani për tani, për fat të keq, nuk mund t’i tërheqim.”

Nevoja për më shumë njerëz të rinj në bujqësi bëhet gjithnjë e më e madhe, por për këtë qëllim investimet në bujqësi duhet të përkrahen në një mënyrë më efektive nga ana e shtetit. Kjo do të ishte dhe një zgjidhje efikase e problemit të tokave të braktisura të papërpunueshme në tërë vendin.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Radev

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë jo më 1 janar, por më vonë në vitin 2025

Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..

botuar më 24-04-18 11.43.PD

Kabineti teknik vazhdon rrugën e Bullgarisë drejt Eurozonës

“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..

botuar më 24-04-16 10.45.PD
Kristalina Georgieva

FMN riemëroi Kristalina Georgieva si drejtoreshë menaxhuese

Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..

botuar më 24-04-13 12.54.MD