Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Galeria “Loran” prezanton piktura dhe grafika të moshës së hershme të Dimitër Kazakovit-Neron

БНР Новини

Ekscentrik, kokëfortë, tuhaf – ai hedh poshtë etiketat e kohës, ndërsa fjalët e lindura në heshtje i shndërron në imazhe dhe ngjyra. Dimitër Kazakov-Neron është një njeri, i cili e hap portën e botës së tij intime para pak njerëzve, por në art është i sinqertë dhe i lirë.

19 piktura dhe grafika të paparaqitura deri tani të Dimitër Kazakovit-Neron tashmë janë ekspozuar në galerinë e kryeqytetit “Loran”. Shumica prej tyre janë pikturuar me bojë litografike me ngjyrat e tokës dhe dallohen nga gjuha e njohur plastike e piktorit.

СнимкаKëto janë vepra shumë të hershme të piktorit nga periudha e kazermës dhe fillimi i studimeve në Akademinë e Arteve Figurative dhe janë larg interesit të tij ndaj folklorit dhe zakoneve, që shihen në etapën më të vonshme të krijimtarisë së tij. – thotë kritikja e artit Marijana Avramova. – Ekspozojmë një seri veprash kushtuar amësisë, si dhe skica, që kanë qenë bazë e veprave të tij të ardhshme. Një pjesë e madhe e pikturave interpretojnë skena antike apo ikonografike të Krishterimit, si Ungjillëzimi i Hyjlindëses dhe Krishtilindjet. Mirëpo, shumica prej tyre janë paraqitur sipas stilit të Kazakovit, me personazhe të stilizuara dhe në të njëjtën kohë shumë të gjalla dhe interesante. Në disa vepra të tjera mund të gjejmë edhe lidhjen me familjen – për shembull në të ashtuquajturin “portret i trefishtë”. Atje janë pikturuar vetëm nëna dhe fëmija, derisa i ati është paraqitur në një mënyrë simbolike – ndoshta për shkak të vdekjes së hershme të prindit të tij.

Снимка

Dimitër Kazakov ka lindur para 85 vitesh. Ai lindi “në fushë, nën një dardhë”, siç thotë vetë ai, në fshatin Carski Izvor të rrethit të Veliko Tërnovos. Piktori mbeti shumë herët pa baba dhe që së fëmijë i kulloste lopët, ndërsa “zogjtë këndonin në sfondin e qarjes së tij”. Dhe meqenëse Krijesa e Zotit gjithmonë ishte para syve të tij, ai e rikrijonte bukurinë e saj me baltë, dru... Një ditë, duke e kullotur tufën dhe duke krijuar ndonjë prej veprave të tij, pranë djalit kaloi një fajton me bashkëfshatarin e tij Ljubo Andreev, duke treguar interes për fëmijën. Një javë pas kësaj ai e regjistroi në shkollën “Rezervat e punës” dhe i gjeti punë në uzinën për prodhim sheqeri në qytetin Gorna Orjahovica.

Снимка

Gjimnazin e arteve figurative Dimitër Kazakov e filloi në moshën 20-vjeçare, pastaj u diplomua në Akademinë e arteve figurative – gjatë kësaj kohe pa ndërprerje ka nxjerrë bukën e gojës me punë në kushte të rënda në uzinë.

Снимка

Ai në të vërtetë ka pasur një jetë të rëndë – tregon akoma Marijana Avramova. – për një periudhë të gjete ai ka jetuar në provincë. Pas diplomimit ai është detyruar të jetojë në qytetin e Pazarxhikut, ku ka punuar si piktor në një uzinë. Në vitin 1970 ka marrë vendimin të zhvendoset në kryeqytet, por nuk ka pasur të drejtën të jetojë në Sofje dhe prandaj ka zgjedhur një nga fshatrat në afërsi – Bozhurishte. Dhjetë vjet më vonë në fillimin e viteve të 80-të ai ka marrë mundësinë të jetojë në kryeqytet pasi është bërë mjaft i njohur. Në fakt ai që nga vitet e Akademisë së Arteve Figurative nuk është pajtuar me tendencat e imponuara nga regjimi komunist në art. Prandaj ka fituar shumë armiq. Natyrisht estetika e kohës, në të cilën ai ka jetuar e ka ndikuar krijimtarinë e tij, por ai me lehtësi dhe shpejtë i ka kapërcyer këto tendenca dhe ekspozita është treguese për këtë. Bile disa vepra nga viti 1961, në të cilat gjejmë simbolet e kohës, nuk mund të hyjnë në rrymën e realizmit socialist.

Снимка

Piktori refuzon të komunikojë me çdokë dhe prandaj fiton shumë nofka dhe mospëlqim. Mirëpo krijimtaria e tij është vlerësuar lartë në Nju Jork, Paris, Vjenë, Tokio, Toronto dhe veprat e tij mund të shihen në Fondin Kombëtar të artit bashkëkohor të Luvrit, Muzeun “Pushkin” në Moskë, në Koleksionin perandorak në Tokio. Piktori dallohet me gjuhën e tij të stilizuar dhe ekspresive dhe në veprat e tij mund të gjeni ngjashmëri me Chagall, Picasso dhe modernistët e hershëm të shekullit të 20-të. Dimitër Kazakovi ndërroi jetën në vitin 1992.

Përgatiti në shqip:  Vesella Mançeva, Jordanka Ivanova

Foto: galleryloran.com dhe Diana Cankova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD

Lutierët bullgarë po imponojnë instrumentet e tyre në Amerikë me cilësi dhe besueshmëri

Në vitet e para të demokracisë, një familje nga Plovdivi u shpërngul në Çikago për të krijuar një biznes që lidhet me ndjesinë  më të rafinuar që përcillet jo vetëm  te gishta t , por edhe te shpirt i njerëzor. Sepse të jesh një lutier..

botuar më 24-04-14 11.30.PD

Arti nga Antikiteti deri në periudhën e hershme moderne mbledh studiues nga Ballkani në Sofje

Nga data 11 deri më 13 prill në Sofje do të mbahet konferenca tradicionale shkencore ndërkombëtare “Lexime të studiuesve të arteve”, moduli “Arti i Vjetër”. Qëllimi i forumit, i organizuar nga Instituti për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare..

botuar më 24-04-11 6.30.PD