Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Paqja – faktori më i rëndësishëm për ekzistencën e Evropës

Foto: BTA

Evropa po ndodhet në udhëkryq dhe e mira kur ndodhesh në udhëkryq është se mund të zgjedhësh rrugën e drejtë. Por ekziston rreziku që të nisësh në rrugën e gabuar”, tha gjatë diskutimit “Tri perspektivat për të ardhmen e Evropës së bashkuar” zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Sipas tij një nga arsyet për këtë është se gjatë 10-15 viteve të fundit BE-ja funksionon si administratë, e cila konstaton dhe menaxhon pasojat e krizave të ndryshme – financiare, të refugjatëve etj.

Kjo mënyrë e qeverisjes e privoi një brez të tërë të politikanëve evropianë nga mundësia që të mbeten në histori si njerëzit, të cilët kanë përcaktuar synime të reja dhe të mëdha për ta shtyrë përpara Bashkimin Evropian– shtoi Donçevi. Po të kthehemi mbrapa në histori, arritje të tilla janë Hapësira e Shengenit dhe monedha e përbashkët evropiane. Mikpritësi i diskutimit për të ardhmen e Evropës ishte kryetari i klubit “Milenium” Rumen Çollakov. Le të kujtojmë se shoqata është themeluar si organizatë jofitimprurëse në vitin 2016 dhe bashkon shtetas bullgarë, të cilët jetojnë jashtë shtetit dhe kanë lindur pas vitit 1981. Pavarësisht se jetojnë dhe punojnë jashtë Bullgarisë dhe kthehen tek ne shpesh, por për një kohë të shkurtër, anëtarët e klubit kanë shumë ide, të cilat mendojnë se po të realizohen do të jenë në favor të Bullgarisë, të një shteti më të mirë dhe më të pasur. Debati i organizuar është i pari prej një sërë takimesh, të cilat njerëzit e rinj do të zhvillojnë gjatë këtij viti. Tema është shumë aktuale pikërisht tani – në vigjiljen e zgjedhjeve evropiane, rezultatet prej të cilave do të përcaktojnë zhvillimin e projektit evropian gjatë 5 vjetëve të ardhshme. Rreziku i ndryshimeve radikale dhe ndërrimit të drejtimit të qeverisjes së BE-së bëhet gjithnjë e më real, por pavarësisht nga kjo optimizmi në fjalët e Rumen Çollakovit na bën që të besojmë se pavarësisht nga rezultatet gjatë majit, bashkimi do të ruhet:

Unë pohoj se brezi im është ai më evropiani në historinë e Kontinentit të Vjetër. Ne shfrytëzojmë më shumë integrimin evropian dhe privilegjet e Bashkimit Evropian dhe prandaj ne mund të jemi vetëm proevropianë. Referendumi për Brexit-in provoi se në Britaninë e Madhe demografia ndikon në mënyrë të konsiderueshme votimin. Mbi 2/3 e të rinjve atje përkrahin mbetjen e shtetit në BE. Të tilla janë disponimet e të gjithë brezit në BE. Prandaj sipas nesh është me rëndësi ta thellojmë integrimin evropian dhe të heqim dorë nga nacionalizmi dhe euroskepticizmi.”

Ky mendim ishte përkrahur dhe nga Tomisllav Donçevi, sipas të cilit problemi nuk është mbijetesa e Bashkimit, por fakti se po të fitojnë euroskeptikët, gjatë 5 viteve të ardhshme Еuropa do të ngecë.

Përveç se janë të rrezikshme, nacionalizmi dhe skepticizmi evropian janë rryma, të cilat nuk mund të ofrojnë zgjidhje të problemeve në plan afatgjatë. Pavarësisht se duket tërheqëse, kjo lojë me pakënaqësinë e shoqërisë mund të sjellë vetëm avantazh të përkohshëm për lojtarët politikë antisistematikë. Deputati evropian dhe lideri i Partisë së Socialistëve Evropianë Sergej Stanishev tha se për të ekzistuar nacionalizmi ka nevojë për armik. Ai mund të jetë refugjatët, minoritetet etnike apo diçka tjetër. Por në një çast nacionalisti fillon të gjejë armiq kudo rreth vetes së tij dhe në këtë mënyrë bëhet i rrezikshëm për të tjerët, apo për shtetin, në të cilin jeton. Prandaj sipas Stanishevit, vlera më e madhe  për Bashkimin Evropian është ajo se tashmë 70 vjet shtetet -anëtare të tij jetojnë në paqe – një paqe e fituar me koston e shumë jetëve njerëzore. Duke folur për zgjedhjet evropiane, familja e socialistëve evropianë e ka vendosur qëllimin e saj ambicioz që të bëhet bërthama e një aleance të re të së qendrës së majtë, e cila do të ketë mjaftë deputetë në Parlamentin Evropian për të zgjedhur kandidatin e tyre Frans Timmermans për president të Komisionit Evropian dhe për të thyer hegjemoninë e Partisë Popullore Evropiane.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD