Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Simeon Radev dhe Bistra Vinarova – një dashuri jashtë kohës

Bistra Vinarova dhe Simeon Radev

Më 19 janar 2019 mbushen 140 vjet nga lindja e Simeon Radevit –diplomat, publicist, kritik arti, shkrimtar i jashtëzakonshëm në bullgarisht dhe frëngjisht. Ai është një personalitet i shquar me njohuri të thella në fusha të ndryshme. Përveç disa gjuhëve evropiane, Simeon Radev ka zotëruar edhe gjuhën persiane, arabishten dhe turqishten. Ai ka shkruar veprën epokale “Ndërtuesit e Bullgarisë moderne”, ku përshkruan historinë e Mbretërisë së Tretë Bullgare”.

Për bashkëshorten e tij – piktorja Bistra Vinarova, gjithashtu një personalitet mbresëlënës, e njohur ndër elitën e përfaqësuesve të artit në Evropë, dinë vetëm adhuruesit më të flaktë të artit figurativ bullgar. Sipas fjalëve të gazetares Magdalena Gigova, studiuese e personaliteteve të shquara në historinë bullgare, Simeon Radev dhe Bistra Vinarova kanë qenë “një çift i jashtëzakonshëm”. Edhe të dy kanë pasur talente të mëdha dhe krahas kësaj ndenja shumë të forta njëri ndaj tjetrit.

Si diplomat i nivelit më të lartë Simeon Radev është dërguar për misione të rëndësishme në Uashington, Londër dhe Bruksel. Ai ka gëzuar respektin e familjes mbretërore, madje e ka ndihmuar mbretin Ferdinand në korrespondencën diplomatike në frëngjisht. Radev është i vetmi bullgar, i cili ka zotëruar një fotografi të Presidentit amerikan Roosevelt me dedikimin “Bullgarit të madh, zotit Simeon Radev”.

Princi Kirill Presllavski dhe Ministri fuqiplotë Simeon Radev para takimit të tyre me Presidentin Herbert Hoover, Uashington, 1929

Ai u takua me Bistra Vinarovën për herë të parë kur e vizitoi familjen e saj, që të shkruajë kujtimet e nënës së Bistrës, trashëgimtare e mjekut dhe politikanit të njohur bullgar Georgi Vëllkoviç. Atëherë Bistra ishte vetëm 18 vjeçe dhe u nis për të bërë studime në degën e arteve figurative jashtë shtetit.

Bistra Vinarova – portret me laps i Nikos KazandzakisitAjo ka bërë studime në pothuaj të gjitha kryeqytetet evropiane, por më shumë mbeti në Paris, ku punonte në atelienë e Auguste René Rodin. Atje vajza u njoh me Rainer Maria Rilke – na tregon Magdalena Gigova. – Poeti austriak, i cili ishte asistent dhe sekretar i Rodin, i dërgonte asaj letra dashurore dhe vjersha romantike. Ajo i pranonte, por nuk iu përgjigj ndjenjave të tij. Nikos Kazandzakis gjithashtu ishte i dashuruar me të dhe shkruante kritika të shkëlqyera për të gjitha ekspozitat e saj. Të dy kishin korrespondencë deri në fund të jetës së tyre. Në rrethet artistike Bistra Vinarova ka komunikuar me Picasso dhe Brak. Skulptori Georg Kolbe jo vetëm e vlerësonte talentin e saj si piktore, por edhe respektonte mendimin e saj si krijuese. E konsideronin si një prej përfaqësuesve më të mirë të simbolizmit në atë epokë dhe ekspozitat e saj gëzonin një sukses të madh.”

Gjatë një prej shfaqjeve të Bistra Vinarovës në Vjenë i rregulluan asaj një takim në operë me Simeon Radevin. Pas bisedimeve për letërsi dhe filozofi lindën edhe ndjenja të tjera dhe ata u martuan në Stamboll, ku Radev në atë kohë ishte Ministër fuqiplotë. Ëndrra e tyre ishte për të banuar një Itali – ai të shkruajë, ndërsa ajo t’i pikturojë veprat e veta. Mirëpo ata patën një fat më të ndryshëm, Radev ishte diplomat shumë i mirë dhe kishte një mision kushtuar Bullgarisë. Lidhja e tyre shpirtërore ishte kaq e fortë se ata mund të komunikonin madje nga distanca. Kështu për shembull në vitin 1925 Bistra Vinarova e paralajmëroi në mënyrë telepatike të shoqin për të mos shkuar në kishën “Shën e Diela” dhe kështu ai iu shmang vdekjes. Në atentatin e komunistëve ekstremistë kundër elitës ushtarake dhe mbretit, më 16 prill në tempull vdiqën mbi 100 veta dhe akoma 500 të tjerë ishin të plagosur.

Atëherë ata ishin martuar vetëm prej një viti – shënon Magdalena Gigova. – Të dy patën një lidhje shumë të fortë deri në fund të jetës së tyre.”

Bistra Vinarova – autoportrete dhe portret i Simeon Radevit

Pas 9 shtatorit të vitit 1944 pushteti i ri e pushoi Simeon Radevin nga detyra, por pikërisht për shkak të kontributit të tij të madh në lëmin e diplomacisë dhe të veprës së tij të madhe “Ndërtuesit e Bullgarisë moderne” nuk e dënuan dhe nuk e persekutuan megjithë lidhjen e tij me mbretin. Megjithatë ai mbeti i distancuar nga regjimi i ri, duke i ruajtur parimet e veta. Pushtetarët ia dhanë respektin e domosdoshëm, por jo edhe punën e nevojshme për të mbijetuar. Që të nxjerrin bukën e gojës Bistra pikturonte pllakate me tematikë socialiste. Biri i tyre, Trajan Radev, megjithëse kishte tri diploma për arsim të lartë, arriti të gjejë punë vetëm në ndërtim. Jeta e tyre ishte e vështirë, por lartësia e tyre intelektuale e mbante shpirtin të lartë.

Kur Simeon Radevi vdiq, e shoqja Bistra deri në vdekjen e vet, dhjetë vjet më vonë, çdo mbrëmje ulej pranë portretit të tij, e zhytur në mendime për të.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: bulgarianhistory.org

Më shumë nga rubrika

Para 80 vjetësh u zbulua tuma e Kazanllëkut

"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..

botuar më 24-04-19 7.30.PD

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD