Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Arsim pa kufi” – mundësi për mësim dhe realizim në mbarë botën u paraqitën në Sofje

Ilijana Jotova: "Ky forum jep një shembull pozitiv"
Foto: BTA

Në vazhdim të dy ditëve (15 dhe 16 mars) të rinjtë që kërkojnë universitete të përshtatshme dhe mundësi për zhvillim, patën shansin të njihen me programet e paraqitura për arsim, për stazh dhe për punë në kuadrin e ekspozitës “Arsim pa kufi” dhe të forumit të specializuar për karriera “Arsim dhe karrierë”. Në Pallatin Kombëtar të Kulturës më se 70 shkolla, universitete, akademi, institucione, firma, punëdhënës dhe organizata nga mbarë bota prezantuan ofertat e tyre. Për herë të parë kishte përfaqësues të Azerbajxhanit, Pakistanit dhe Omanit. Vizituesit kishin mundësi të takohen edhe me përfaqësues të Agjencisë së Punësimit të Gjermanisë, e cila ofroi stazh të paguara dhe kurse falas të gjuhës gjermane.

Shpesh flasim për mospërputhjen midis ofrimit dhe kërkimit në tregun e punës, për njerëz të papunë me arsim të lartë. Nga ana tjetër, ju – punëdhënësit, gjithnjë e më shpesh alarmoni për pamjaftueshmërinë e kuadrove. Ky forum jep një shembull pozitiv" – tha nën presidentja Ilijana Jotova në hapjen dhe përshëndeti organizatorët dhe pjesëmarrësit në ekspozitë për formën e zbuluar të mbledhin arsimin dhe biznesin në një vend dhe të rivendosin lidhjen midis arsimit të mesëm, atij të lartë dhe karrierës.  “Më se 300 janë të rinjtë në vendin tonë të cilët as mësojnë, as kërkojnë punë, as karrierë”, saktësoi zonja Jotova dhe shtoi:

Për fat të keq nuk kemi ndonjë sistem në Bullgari, i cili të ndihmojë fëmijët edhe në shkollën fillore të ëndërrojnë për profesion të vet të ardhshëm. Nuk disponojmë edhe ndonjë program të zhvilluar kështu që të rinjtë të kenë një start të njëjtë. Fëmijët nga qytetet e mëdha, ku ka shkolla më të mira, dhe fëmijët nga qytetet më të vogla dhe nga fshatrat nuk janë në një pozitë të barabartë. Kjo është një pabarazi të cilën duhet të zgjidhim, sepse ndër fëmijët kudo që të jenë ka inteligjentë dhe të urtë, të cilët për shkak të kushteve nuk mund të vazhdojnë përpara.

Sipas nën presidentes Jotova të rinjtë në gjendje jo të barabartë dhe me nevoja specifike gjithashtu kanë vështirësi. Ata fëmijë kanë nevojë për mësim individual që në arsimin e mesëm, ndihmë në zgjedhjen e profesionit dhe të arsimit të lartë, si dhe në sigurimin e punës, sepse ata të rinj gjithashtu disponojnë potencial të madh. Për këtë arsye ajo propozoi që të organizohet një forum special për arsimin dhe karrierën e tyre. Një nga problemet kryesore në Bullgari është se si të rinjtë të mbeten në vend dhe të mos kërkojnë realizim jashtë shtetit. Prandaj sipas nën presidentes arsimi dhe punëdhënësit duhet t’u garantojnë të rinjve karrierë të suksesshme në Bullgari. Sipas menaxheres së kompanisë – organizatore të veprimtarisë Zornica Andreeva, dita-ditës po ulet dëshira e të rinjtë të braktisin vendin.

Të dhënat tona tregojnë, se gjysma e vizituesve kanë interes të mësojnë jashtë shtetit, ndërsa gjysma tjetër dëshirojnë të mësojnë dhe të punojnë në Bullgari. Ky raport është i gëzueshëm, duke marrë parasysh se vjet përqindja e atyre që deshën të mbeten në vend ishte më e ulët. Sivjet prania e shkollave bullgare është më e gjerë, gjë që na gëzon shumë.”

Nxënëset e klasës së 11-të Iva Najdenova, Joana Përvanova dhe Dafina Korabova dëshirojnë të vazhdojnë arsimin e tyre jashtë shtetit, sepse shikojnë më shumë perspektiva:

Më tërheqin fizikën dhe matematikën dhe shpresoj se kjo do të jetë karriera imë profesionale. Në se do të kam mundësi të realizohem në Bullgari, atëherë do të kthehem” – theksoi Iva. Dafina dhe Joana kanë dëshirë të mësojnë dizajnë: “Në se do të më pranojnë në ndonjë universitet të mirë dhe ka mundësi që menjëherë të filloj punë mendoj të mbetem aty” – saktësoi Dafina.

Dhe siç deklaroi nën presidentja Ilijana Jotova: “Tani institucionet, universitetet dhe ne vet si një shoqëri që kërkon dhe këmbëngul” për të mbetur të rinjtë në Bullgari.

Përgatiti në Shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bukuria e fizikës prezantohet me ditë të dyerve të hapura në Fakultetin e Fizikës të Universitetit të Sofjes

Fizikë argëtuese me eksperimente nga të gjitha fushat e fizikës, demonstrime të metodave për kërkimin e botëve të reja në hapësirë, kushtet e nevojshme për të quajtur një planet "binjaku i Tokës", një takim me kërkuesit bullgarë të ekzoplaneteve..

botuar më 24-04-20 8.40.PD

Në Sofje, Plovdiv dhe Varna po zhvillohet një xhiro me biçikletë për të sëmurët me hemofili

700 janë bullgarët e diagnostikuar me hemofili. 100 prej tyre janë fëmijë. Sëmundja është zakonisht e trashëgueshme dhe rekomandimi për familjet është që të ekzaminojnë djemtë e tyre të porsalindur menjëherë pas lindjes. Deri para pak kohësh..

botuar më 24-04-20 7.35.PD

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD