Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Muzika e Turqisë” propozon një “festë të vërtetë me flaut”

Vazhdon vargu “Muzika e Evropës 2”

Foto: istanbulfluteensemble.com

Ansambli i flautit i Stambollit  “Istanbul Flute Ensemble” vjen sot 18 mars për vizitë në sallën e dhomës “Bëllgaria”. Koncerti është pjesë nga “Muzika e Evropës 2” – një seri aktivitetesh muzikore, që ka filluar në fillim të vitit 2019. Tanimë qenë prezantuar krijime të kompozitorëve nga Rusia, Norvegjia, Islanda, Maqedonia, Serbia, Kosova dhe Azerbajxhani. Siç bëhet e qartë nga titulli i projektit, ai është vazhdim i “Muzikës së Evropës 1” – një nga ngjarjet muzikore më të konsiderueshme të stinës së kaluar të koncerteve.

Muzika e Evropës 1” – projekti, të cilin e realizuam që nga muaji janar deri në muajin qershor 2018, prezantoi muzikën e të gjitha vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian – tregon profesoresha Borisllava Taneva, zëvendës rektore e Akademisë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”. Ai qe i lidhur me Presidencën Evropiane të Bullgarisë të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe koncertet përkuan krejtësisht me këtë periudhë. Projekti qe i nderuar dhe i respektuar me “Dekoratën e Sofjes”. Për të dyja vargjet morëm ndihmën e fondit “Kulturë” të Ministrisë së Kulturës”. I gjithë projekti është në bazë të idesë të Najden Todorovit – dirigjent i përgjithshëm i Filarmonisë së Sofjes, e cila është organizatore, si dhe të Akademisë Kombëtare Muzikore. Që nga fillimi i vitit 2019 vazhdojmë me 18 shtetet, të cilat, për një ose tjetër shkak nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian. Ftojmë interpretues nga vendet përkatëse, muzikantë nga Filarmonia e Sofjes ose studentë  nga Akademia Kombëtare Muzikore. Për mua që të gjitha koncertet janë interesante, por do të shënoja disa, të cilët janë jostandarde. Për shembull “Muzika e Azerbajxhanit” kaloi me një sukses të madh. Ekzekutoi kuarteti “Kredo”, i cili u prezantua shkëlqyeshëm me partiturat e veta moderne. I am shumë mirënjohëse kolegut tim Milen Panajotov – ai bëri lidhjen me kompozitorët nga vendi. Posaçërisht mbërriti kompozitori Ellmir Mirzoev, vepra e të cilit tingëlloi në interpretim të Lili Bogdanovës – piano. Tani do të ketë dhe një koncert jo standard – kështu do ta përcaktoja grupin e 13 flautistëve, në të cilin ka nga të gjitha llojet e mundshme të këtij instrumenti. Muzikantët do të interpretojnë vepra të kompozitorëve turq, të kompozuar posaçërisht për ta. Do të jetë një përjetim unikal. Do të doja që përmes Radio Bullgarisë të ftoj njerëzit të cilët kanë mundësi të vijnë në koncert dhe të dëgjojnë  këtë “festë të vërtetë me flaut”.

Në afishen e vargut të koncerteve janë përfshirë dhe koncerte, në të cilat do të prezantohen krijues nga Shqipëria, Ukraina, Bjellorusia, Moldavia, Gjeorgjia, Mali i Zi dhe Bosnja, qytete-shtete në Evropë e të tjera.

"Sipas meje shumë interesant do të jetë koncerti i Armen-Levon Manaseryan – një pianist i ri, me cilësi jashtëzakonisht të shumta, i cili do të  prezantojë vepra të kompozitorëve nga Armenia – thotë akoma profesoresha Taneva. Nuk mund të lë pa përmendur dhe koncertin “Muzika e Zvicrës”. Posaçërisht për të, shoqata bullgaro-zvicerane për kulturën, e bazuar në Gjenevë, porositi vepra të grave-kompozitore nga e gjithë Zvicra. Ato do të interpretohen nga doktorantja në Akademinë Kombëtare Muzikore Gjergana Nestorova."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Përralla" e grupit P.I.F. me një version të ri

Një version i ri dhe tejet emocionues i këngës së tyre legjendare “Përrallë” do të prezantohet nga muzikantët e grupit P.I.F. Emra ikonë nga estrada bullgare janë ndër këngëtarët që marrin pjesë në incizimin e ri. Kështu, në vend të zërit të..

botuar më 24-04-24 8.10.PD

Kënga e lidh të renë Viktoria Asenova me autorë të hiteve në Itali

Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..

botuar më 24-04-21 12.45.MD

“Dashuria” - një këngë e re e grupit “Fandango”

Grupi “Fandango” prezanton​​ këngën “Dashuri” nga albumi i fundit "Si zogjtë". Kjo është një nga këngët e fundit të regjistruara për të. Autori i muzikës dhe i tekstit është solisti vokal i formacionit - Hristo Stefanov, aranzhimi është i gjithë..

botuar më 24-04-19 11.47.PD