Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Alisa në botën e xhazit” për fëmijë nga 2 deri më 102 vjeç

Më 23 mars në Studion numër 5 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në kryeqytet do të zhvillohet edicioni i dytë i “Alisës në botën e xhazit” – një spektakël muzikor dhe teatral, premiera e suksesshme e të cilit ishte gjatë muajit janar. Siç thuhet në afishen e shfaqjes ajo është për fëmijë nga 2 deri më 102 vjeç.

Regjisorja është Vasilija Drebova, skenografe – Elica Rozhiç, kurse skenariste – Nevena Grigorova, e cila e dërgon heroinën e Lewis Carroll në botën e çuditshme të muzikës. Aty Alisa takohet me instrumente të ndryshme dhe me stilet e larmishme të xhazit, mësohet të këndojë dhe të vallëzojë. E ndihmojnë  Metronomi, macja Dajna, Frymëzimi dhe muzikantët nga “Jazztet” me lider Ventzislav Blagoev, krijues i “Xhazit për fëmijë” – një projekt, i cili tanimë 9 vjet mbledh fëmijë nga moshat e ndryshme, duke i’u dhënë mundësi të improvizojnë në një skenë me muzikantë të njohur të xhazit. Në grup janë akoma – Stanislav Arabadjiev – piano, Dimitar Blagoev – kitarë, Vladimir Mihajlov – kontrabas , Stiu Ivanov – bateri dhe valltari Nikolla Simeonov.

Shfaqja realizohet me përkrahjen e fondit Kombëtar “Kulturë”, Programit “Debutime” dhe me ndihmën mediatike të Radios Kombëtare Bullgare dhe Televizionit Kombëtar Bullgar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Dashuria” - një këngë e re e grupit “Fandango”

Grupi “Fandango” prezanton​​ këngën “Dashuri” nga albumi i fundit "Si zogjtë". Kjo është një nga këngët e fundit të regjistruara për të. Autori i muzikës dhe i tekstit është solisti vokal i formacionit - Hristo Stefanov, aranzhimi është i gjithë..

botuar më 24-04-19 11.47.PD

“Unë dhe ti" – dueti Mania

Dueti “Mania” ka një këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dian Savov - DJ Dian Solo. Daniella Petkova dhe Julija Dimitrova janë dy motra që janë rritur në një familje muzikantësh. Që në moshë të re ato u nisën në rrugën e muzikës, ku..

botuar më 24-04-17 8.30.PD

Kitaristi Angell Demirev prezanton muzikë origjinale në një koncert

Angell Demirev është një kitarist, muzika e të cilit thur motive etnike jo vetëm nga Bullgaria dhe Ballkani, por nga vende dhe kultura shumë më të largëta. Sipas tij, bëhet fjalë për kërkime shpirtërore dhe për komunikim me instrumentin. Edhe pse..

botuar më 24-04-16 11.35.PD