Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Sofia film fest” dalloi filmat më të mirë në edicionin e vet të 23-të

“Puna e saj” (Her Job) është filmi më i mirë ballkanik në “Sofia film fest” për vitin 2019.
Foto: siff.bg

Filmi “Përbindëshat” (Monsters) nga Rumania i regjisorit Marius Olteanu është mbajtësi i dekoratës për film më të mirë të festivalit të sivjetshëm “Sofia film fest”. Dekorata speciale e jurisë ndërkombëtare 5-anëtarëshe i ishte dhënë prodhimit bullgar “ The Pig” të Dragomir Sholev, i cili ka startuar si projekt nga platforma profesionale për kinema në kuadrin e festivalit “Sofia Meetings”. “Puna e saj” (Her Job) është filmi më i mirë ballkanik në “Sofia film fest”  për vitin 2019. Shiriti tregon historinë e një amvise analfabete 37-vjeçe, e cila për herë të parë në jetën e saj fillon punë si pastruese. Pavarësisht nga ambienti i ashpër i punës, ajo rizbulon veten dhe fiton respektin e njerëzve.

"Ky është filmi im i parë me metrazh të plotë, tregoi për Radio Bullgarinë regjisori Nikos Labot. Gëzohem shumë se në Sofje publiku më priti përzemërsisht. Qesh këtu përpara 2 vjetëve, që të marrë pjesë në Sofia Meetings, me shpresën të mund të gjejë financim pikërisht për këtë film. Kam marrë pjesë dhe në festivalin e qytetit Ballçik me një film timin me metrazh të shkurtër. Bullgarët dhe grekët kanë një lidhje të prekshme, kinemaja në Bullgari po zhvillohet, por këtu financimi shtetëror mjafton për 2-3 filma për vit, derisa në Greqi – për 20-25 filma. Por, shyqyr që ka mundësi për prodhime të përbashkëta, të cilat janë mënyra e re e bashkëpunimit në sferën e kinemasë evropiane."



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD

Lutierët bullgarë po imponojnë instrumentet e tyre në Amerikë me cilësi dhe besueshmëri

Në vitet e para të demokracisë, një familje nga Plovdivi u shpërngul në Çikago për të krijuar një biznes që lidhet me ndjesinë  më të rafinuar që përcillet jo vetëm  te gishta t , por edhe te shpirt i njerëzor. Sepse të jesh një lutier..

botuar më 24-04-14 11.30.PD

Arti nga Antikiteti deri në periudhën e hershme moderne mbledh studiues nga Ballkani në Sofje

Nga data 11 deri më 13 prill në Sofje do të mbahet konferenca tradicionale shkencore ndërkombëtare “Lexime të studiuesve të arteve”, moduli “Arti i Vjetër”. Qëllimi i forumit, i organizuar nga Instituti për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare..

botuar më 24-04-11 6.30.PD