Klubi i Futbollit "Lokomotiv Plovdiv" fitoi Kupën e Bullgarisë për herë të parë në historinë e vet, pasi mundi kundërshtarin e vet të madh "Botev Plovdiv" me 1:0 në finalen e garës. Ndeshja u luajt para rreth 20 mijë tifozëve në stadiumin kombëtar “Vasill Levski “ në Sofje. Fitorja u arrit gjatë një përplasjeje ekuivalente, tek e cila "Lokomotiv Plovdiv" arriti të realizojë vetëm një nga mundësitë e veta.
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..