Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Sofja letrare”: Librat i gjejnë lexuesit e vet bile dhe në transportin urban

Nuk është e detyrueshme që të kesh shumë që të japësh. Këtë e dëshmon një djalë, i cili jeton në një qendër sociale dhe prej 4 vjetëve dhuron jo vetëm ushqim për trupin por dhe për shpirtin.

Kiril Balldev i cili është 18-vjeçar është zemra e nismës “Sofja letrare”, e cila ia ka vënë vetes qëllimin që librat të gjejnë çdo një prej nesh në - tramvaj, në metro, në rrugë, në park. Gjatë këtyre ditëve ai filloi realizimin e idesë së vet, duke shpërndarë libra të larmishëm në qendër të kryeqytetit dhe në trenin nga Sofja deri në Burgas.

“Sofja letrare” ka për qëllim të tërheqë  vëmendjen ndaj librave – tregon ai. Qëllimi tjetër i fushatës është që njerëzit  të fillojnë të lexojnë më shumë - duke qenë në transportin urban, për shembull të kenë në dispozicion vepra letrare. Kam bërë dhe fushata të tjera, lidhur me librat, nëpër fshatra, por kësaj radhe vendosa që ajo të jetë në Sofje, me qenë se tani jam duke jetuar këtu.

Ideja e Kirilit është të ofrojë libra në stacionet e metrosë dhe në transportin urban, të cilat udhëtarët t’i lexojnë dhe në vendin e tyre t’i lenë librat e veta. Djali beson në lojalitetin e njerëzve dhe shpreson se asnjë mjet transporti nuk do të mbetet pa libër.

Mendoj se akoma ka njerëz të vetëdijshëm, të cilët nuk do të smarrin libra, pa lënë në vendin e tyre libra të tjerë - shton Kiril. Dhe me qenë se fushata do të jetë gjatë gjithë vitit, shpresoj se pak nga pak njerëzit do të fillojnë të lënë libra të tyre. Përveç në transportin urban, literaturë do të dhurohet nëpër parqet  dhe në qendrën e kryeqytetit. Kurse si një qëllim më i largët qëndron ideja për një tabelë në çdo një stacion, e cila do të japë informacion në cilin mjet transporti dhe në çfarë ore do të shpërndahen libra.

Iniciativën e përkrahin Biblioteka e Kryeqytetit, e cila premton që të krijojë një pikë për dhurime të librave, shtëpi të ndryshme botuese, të cilat i shesin librat me zbritje të konsiderueshme, shkolla dhe miq. Por, kjo nuk është fushata e parë dhuruese e Kirilit. Ai fillon përpara 4 vjetëve kur bashkë me shokë mbledh rreth 100 vëllime nga vatra e djegur e kulturës në fshatin e tij të lindjes Manenkjovo.

Që atëherë mbledh libra përmes rrjetit social Facebook dhe ua dhuron institucioneve arsimuese që kanë vështirësi financiare. Kurse  për ditët e Krishtlindjeve dhe të Pashkëve u sigurojë produkte ushqimore njerëzve të mbetur vetëm në fshatra të shumta... Merr jesë dhe në mbledhjen e mjeteve për një bashkënxënëse të tij e cila ka pësuar aksident.

Unë merrem me fushata të ngjashme, sepse ato më sjellin kënaqësi - nënvizon Kirill. Përveç kësaj shikoj se librat në njëfarë mënyre u ndihmojnë njerëzve. Duhet ti jemi të dobishëm njëri-tjetrit me atë që mundim.

Kirill Balldev mëson në gjimnazin e matematikës në qytetin Pazarxhik. Mundohet të zhvillohet, që të mund të jetë sipas fjalëve të tij, një pjesë e shoqërisë dhe të bëjë më shumë gjëra për Bullgarinë. Një nga hapat e parë të cilat ai i ka ndërmerre, duke ardhur në Sofje ishte që të regjistrohet në Bibliotekën Kombëtare.

Sipas meje çdo një libër ia vlen që të lexohet - beson ai. Prandaj dhe lexoj çdo lloj letërsie, me qenë se në një moment të dhënë informacioni i marrë mund të jetë i dobishëm. Më pëlqen të lexoj çdo gjë, por gjinia më e dashur dhe e preferuar është psikologjia, por po kështu dhe romanet kriminale.

Pas shkollës Kirili mendon të studiojë politologji. Por jo dhe të hyjë në politikë, sepse populli bullgar ka një qëndrim negativ ndaj të gjithë politikanëve - të mirë ose të këqinj. Por, do të mundohet të themelojë një lëvizje të vet, e cila të mbledhë të gjithë bullgarët, pa rëndësi se që ku vijnë dhe se çfarë punojnë, dhe “çdo një me idetë e veta të japë diçka nga vetja e vet në dobi të vendit tonë”.

Foto: arkiv personal

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bukuria e fizikës prezantohet me ditë të dyerve të hapura në Fakultetin e Fizikës të Universitetit të Sofjes

Fizikë argëtuese me eksperimente nga të gjitha fushat e fizikës, demonstrime të metodave për kërkimin e botëve të reja në hapësirë, kushtet e nevojshme për të quajtur një planet "binjaku i Tokës", një takim me kërkuesit bullgarë të ekzoplaneteve..

botuar më 24-04-20 8.40.PD

Në Sofje, Plovdiv dhe Varna po zhvillohet një xhiro me biçikletë për të sëmurët me hemofili

700 janë bullgarët e diagnostikuar me hemofili. 100 prej tyre janë fëmijë. Sëmundja është zakonisht e trashëgueshme dhe rekomandimi për familjet është që të ekzaminojnë djemtë e tyre të porsalindur menjëherë pas lindjes. Deri para pak kohësh..

botuar më 24-04-20 7.35.PD

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD