Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një histori për ndryshimin

Të rinjtë nga qyteti Shumen po e përmirësojnë mjedisin e qytetit

Mihaell Vërbanov, Todor Kesarovski, Petër Bodurov dhe Emill Liçev

Emill Liçev dhe Petër Bodurov janë njerëz të rinj, aktivë dhe shumë ambiciozë. I lidhin gjëra të shumta, por më kryesoret janë optimizmi dhe besimi sendryshimi fillon nga vetë njeriu. Duke e kuptuar forcën dhe bukurinë e këtij ndryshimi, të rinjtë nga qyteti Shumen kanë filluar të veprojnë, që të mund të ndodhë në qytetin e tyre ndryshimi pozitiv. Mes ideve, mbi të cilat kanë punuar bashkërisht janë “Sfera e rinisë”, Street Art Festivali i Rinisë “Shumeni – i zhurmshëm dhe i zgjuar”, “Recycle Art”. Të gjitha këto projekte i janë drejtuar përmirësimit të mjedisit urban dhe inkurajimit të aktivitetit të rinisë. Shkaku të lidhemi me ta qe realizimi i projektit të tyre të fundit - projekti “Biblioteka në pemë”, në një nga parqet qendrore të qytetit, hapja e të cilit qe më 8 dhjetor.


Duam tëjetojmë në një qytet më të bukur, me kuriozitete më interesante, prandaj vendosëm ta kthejmë këtë pemë në diçka të dobishme për njerëzit” tregon Emill Liçev.

Bëhet fjalë për një pemë të vjetër, të cilën të rinjtë e kanë shndërruar në bibliotekë, pasi kanë kuptuar se Bashkia e Qytetit planifikon ta presë - edhe një mënyrë tjetër të venë në përdorim dijet, mjeshtëritë dhe resurset e veta në dobi të qytetit të tyre dhe të bashkëqytetarëve të tyre. Ata u lidhën me Këshillin Bashkiak të Rinisë të qytetit dhe ia prezantuan idenë kryetarit Petër Bodurov. Kështu hap pas hapi kaluan rrugën drejt transformimit të pemës së vjetër në një bibliotekë të vogël ekologjike.

Emill Liçev merret me dizajn interier, kurse Petër Bodurov për nga profesioni është ekonomist dhe financier, përveç kësaj është dhe kryetar i Këshillit Bashkiak të Rinisë në qytetin Shumen dhe në fondacionin “Përmirëso”.

Kjo është një organizatë e re.Qëllimi i saj është që të punojë  në disa drejtime. Ndërhyrje në mjedisin urban dhe aktivitet civil, me fjalë të tjera - të punojmë me vullnetarët, të popullarizojmë vullnetarizmin. Kështu më shumë të rinj do të mund të ndihmojnë gjatë kohës së tyre të lirë duke e ndryshuar shoqërinë rreth tyre” sqaron Petër Bodurov.

Por, derisa Emill, Petër dhe vullnetarët mundohen të përmirësojnë mjedisin në të cilin jetojnë, ka dhe njerëz të tjerë, të cilët mendojnë në mënyrë të ndryshme. Për shembull vandalët, të cilët disa herë kanë shkatërruar një pjesë nga “Sfera e Rinisë” një hapësirë për shfaqje artistike në një nga parqet e qytetit. Ka dhe pesimistë si shoferi i taksisë, me të cilin bisedova sa i përket “Bibliotekës në Pemë”. Ata i përkrahin të rinjtë, por janë të shqetësuar duke parë se si shkatërrohen veprat e bukura me paramendim.

Por: “Cila është më e mirë? Të ketë gjë ose të mos të ketë gjë. Filozofia jonë është të bëjmë diçka, të mundohemi që kjo të duket maksimalisht mirë dhe të mendojmë se si të mbrohet në radhë të parë” – thotë Petër Bodurov dhe shton:

“Pritjet tona bazohen tek qëllimet dhe projektet të cilat i kemi parashikuar për vitin 2020. Filozofia ime është se kjo e cila ndodh në jetën time dhe deri në një farë shkalle në shoqëri, varet prej meje. Në qoftë se unë jam aktiv, propozoj dhe realizoj ndonjë farë idesh, të cilat të ndërmerren dhe nga njerëz të tjerë,  unë në ndonjë farë mënyre modeste mund të ndikoj mbi mjedisin.”

Në himnin e qytetit Shumen këndohet “Që këtu fillon Bullgaria”... Por ama në këtë Bullgarinë tonë aktualisht thuhet se njerëzit e rinj e braktisin. “Ajo të cilën unë po e shikoj prej të njohurve dhe miqve të mi është se shumë të rinj fillojnë të kthehen në Bullgari. Kjo tendencë që të rinjtë me çdo kusht synojnë të shkojnë dhe të jetojnë jashtë shtetit, të ikin nga Bullgaria, sikur u pakësua pak” thotë përshtypjet e tij Petër.

Kurse sa i përket qytetit Shumen, ai është optimist në prognozat e veta. Thotë se ka një lëvizje të njerëzve të rinj, të cilët përfundojnë shkollë dhe nisen për të mësuar në qytete dhe shtete të tjera. Por vjen koha për të krijuar familje, qoftë për të afërmit ose për ajrin më të pastër, ata kthehen mbrapa në qytetin e tyre të lindjes. Kurse kjo ndikon pozitivisht dhe mbi ekonominë e regjionit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD
Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD