Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgare u bë vicekampione botërore në biatlon për të rinj dhe të reja

Milena Todorova
Foto: arkiv

Biatlonistja bullgare Milena Todorova fitoi medalje të argjendtë në 12,5 kilometra në kampionatin botëror për të rinj dhe të reja në Lenzerheide-Zvicër. Todorova 22 vjeçe bëri tre gabime në katër qitjet e saj dhe përfundoi me 1:07,9 minuta pas kampiones Anastasia Haliulina nga Rusia, e cila qëlloi pa gabim. Sportistja nga qyteti Trojan e tejkaloi me 8,1 sekonda të tretën Emi Baserga  nga Zvicra. Nga bullgaret e tjera Maria Zdravkova është e 24-ta, kurse Ljubomira Pehlivanska nuk mundi të përfundojë garën.


Më shumë nga rubrika

Antonio Krëstev

Në ShBA vdiq në një aksident rrugor atleti Antonio Krëstev

Antonio Krëstev një nga peshëngritësit më të njohur bullgar vdiq në moshë 58 vjeçare në një aksident rrugor në Minesota të ShBA-së. Ai ishte dy herë kampion botëror (Sjodertale 1985 dhe Sofje 1986) dhe kampion i dyfishtë evropian (Karll-Marks-Shtad..

botuar më 20-07-10 9.56.PD
Viktoria Tomova

Bullgarja Viktoria Tomova me fitore në turneun e tenisit në Beograd

Tenistja më e mirë bullgare, Viktoria Tomova, doli në krye në fazën e dytë të turneut demonstrativ të tenisit në terren me dhe të kuq në Beogrd, të organizuar nga Akademia e Janko Tipsareviç. Tomova fitoi me 5:0 kundër Bojana Klincov (Zvicra), kur..

botuar më 20-07-06 5.38.MD
Ministri Ananiev

Ndeshjet e futbollit mund të mbeten pa publik

Kampionatet e futbollit në Bullgari mund të mbeten pa publik, pasi ishin konfirmuar 20 kampionë pozitivë me Covid-19 në dy skuadra. Sipas fjalëve të Ministrit të shëndetësisë Kirill Ananiev, në se ky proces thellohet ndoshta në të ardhmen..

botuar më 20-07-06 3.08.MD