Biatlonistja bullgare Milena Todorova fitoi medalje të argjendtë në 12,5 kilometra në kampionatin botëror për të rinj dhe të reja në Lenzerheide-Zvicër. Todorova 22 vjeçe bëri tre gabime në katër qitjet e saj dhe përfundoi me 1:07,9 minuta pas kampiones Anastasia Haliulina nga Rusia, e cila qëlloi pa gabim. Sportistja nga qyteti Trojan e tejkaloi me 8,1 sekonda të tretën Emi Baserga nga Zvicra. Nga bullgaret e tjera Maria Zdravkova është e 24-ta, kurse Ljubomira Pehlivanska nuk mundi të përfundojë garën.
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..