Në Sofje Matthew Palmer diskuton të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

Komenti i Ambasadorit të Kosovës pas takimit të tij me zv.Ndihmës sekretarin e shtetit amerikan

Foto: Ambasada e SHBA-së në Sofje

Zv. Ndihmës Sekretari shtetëror i SHBA-së për çështjet evropiane dhe aziatike Matthew Palmer bisedoi në Sofje për përshpejtimin e integrimit euroatlantik të Vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Me ftesë të Ambasadores së SHBA-së tek ne znj. Hero Mustafa u organizua darkë, në kuadrin e së cilës ishin të pranishëm ambasadorë, përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perëndimor, Greqisë dhe Kroacisë. Për përshtypjet e drejtpërdrejta të ambasadorit të Republikës së Kosovës në Sofje z. Edon Cana, mund të dëgjoni në audio:

Ndërkohë MPJ informoi për takimin e zotit Palmer me Ministren e punëve të jashtme Ekateria Zaharieva, në të cilin bashkëbiseduesit kanë shprehur dëshpërimin e tyre për shkak të mungesës së vendimit të Këshillit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësi në BE të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë. Ata shpresojnë se një vendim i tillë mund të arrihet në kuadrin e Presidencës kroate të Këshillit të BE-së. “Bashkimi Evropian duhet të angazhohet më shumë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në këtë mënyrë do të përshpejtojë integrimin e tyre evropian dhe atlantik” – thuhet në informacionin shpërndarë nga Ministria e Punbëve të Jashtme.

Tama ishte diskutuar dhe me Kryeministrin Borisov. “Perspektiva për aderimin e tyre (të vendeve të Ballkanit Perëndimor) në NATO dhe BE është motori kryesor për transformacionet pozitive në regjion”, ka deklaruar Borisovi, duke shtuar se integrimi në BE duhet të vazhdojë në bazë të meritave të tyre personale në zbatimin e kritereve, me theks në sundimin e ligjit, kundërvënien e korrupsionit, lirisë së mediave dhe të drejtave të pakicave kombëtare.


Më shumë nga rubrika

Presidenti Radev mori

Vazhdon vizita e Presidentit Radev në Shqipëri

E premtja (6 mars) është dita e dytë e vizitës së Presidentit bullgar Rumen Radev në Tiranë. Pritet se sot ai do të vizitojë qytetin e Durrësit. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi e priti dje Rumen Radevin dhe e uroi Presidentin bullgar për..

botuar më 20-03-06 10.08.PD
Ivan Geshev

Kontrollimi i kontratave të privatizimit ka për qëllim të rikthejë ndjenjën e drejtësisë në shoqërinë bullgare

Në pjesën më të madhe privatizimi ishte një proces kriminal, tha para Radios Kombëtare Bullgare kryeprokurori Ivan Geshev. “Nga ky proces kriminal morën aktive dhe para një rreth të gjerë shtetasish bullgarë, të cilët tani kanë interes që statukoja të..

botuar më 20-03-04 7.47.MD

Sofja midis suksesit dhe mossuksesit në përpjekjet për rregullimin e presionit të migrantëve ndaj BE-së

Këto ditët e fundit qeveria bullgare dhe personalisht Kryeministri Bojko Borisov ishin shumë aktivë në përpjekjet për zgjidhjen e problemit të ri të refugjatëve mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë. Aktiviteti i fundit në këtë drejtim ishte fluturimi..

botuar më 20-03-04 3.19.MD