Në Sofje Matthew Palmer diskuton të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

Komenti i Ambasadorit të Kosovës pas takimit të tij me zv.Ndihmës sekretarin e shtetit amerikan

Foto: Ambasada e SHBA-së në Sofje

Zv. Ndihmës Sekretari shtetëror i SHBA-së për çështjet evropiane dhe aziatike Matthew Palmer bisedoi në Sofje për përshpejtimin e integrimit euroatlantik të Vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Me ftesë të Ambasadores së SHBA-së tek ne znj. Hero Mustafa u organizua darkë, në kuadrin e së cilës ishin të pranishëm ambasadorë, përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perëndimor, Greqisë dhe Kroacisë. Për përshtypjet e drejtpërdrejta të ambasadorit të Republikës së Kosovës në Sofje z. Edon Cana, mund të dëgjoni në audio:

Ndërkohë MPJ informoi për takimin e zotit Palmer me Ministren e punëve të jashtme Ekateria Zaharieva, në të cilin bashkëbiseduesit kanë shprehur dëshpërimin e tyre për shkak të mungesës së vendimit të Këshillit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësi në BE të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë. Ata shpresojnë se një vendim i tillë mund të arrihet në kuadrin e Presidencës kroate të Këshillit të BE-së. “Bashkimi Evropian duhet të angazhohet më shumë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në këtë mënyrë do të përshpejtojë integrimin e tyre evropian dhe atlantik” – thuhet në informacionin shpërndarë nga Ministria e Punbëve të Jashtme.

Tama ishte diskutuar dhe me Kryeministrin Borisov. “Perspektiva për aderimin e tyre (të vendeve të Ballkanit Perëndimor) në NATO dhe BE është motori kryesor për transformacionet pozitive në regjion”, ka deklaruar Borisovi, duke shtuar se integrimi në BE duhet të vazhdojë në bazë të meritave të tyre personale në zbatimin e kritereve, me theks në sundimin e ligjit, kundërvënien e korrupsionit, lirisë së mediave dhe të drejtave të pakicave kombëtare.


Më shumë nga rubrika

Kontradiktat midis presidentit dhe kryeministrit po thellohen dhe po zgjerohen

Përderisa ditën e diele inspektonte ndërtimin e një autostrade, kryeminist ri Bojko Borisov shprehu pakënaqësi në lidhje me botime në gazetat spanjolle El Periódico dhe El Nacional në të cilat emri i tij komprometohej. Në këtë kontekst ai shprehu..

botuar më 20-02-24 1.46.MD

“Bullgaria në skenën botërore” është theksi i sivjetshëm i “Ambasadorit për një ditë”

Sivjet Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sofje përsëri është pjesë e nismës “Ambasador për një ditë” . Iniciativa filloi para tri vjetëve dhe organizohet nga përfaqësia diplomatike e Britanisë së Madhe tek ne. Konkursi për ese për nxënëset në moshë..

botuar më 20-02-20 2.09.MD

12 vjet pas Pavarësisë së Kosovës Ambasadori Edon Cana është optimist për marrëdhëniet regjionale dhe bilaterale

Për ne si shtet i ri roli i Bullgarisë është shumë i rëndësishëm, sepse Bullgaria si në vitin 1999, po ashtu dhe në vitin 2008 kishte dhënë një mbështetje të parezervë për Kosovën. Kështu që edhe Bullgaria ka një rol të veçantë në historinë e..

botuar më 20-02-17 11.38.PD