Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gazetari Martin Minkov mori çmimin “Sirak Skitnik” për vitin 2019

Në prag të Ditës botërore të radios dhe të televizionit, Radioja Kombëtare Bullgare festoi jubileun e vet të 85-të dhe shpërndau çmimet e veta vjetore për gazetari. Ceremonia u zhvillua në studion numër 1 të Radios Kombëtare Bullgare në praninë e nëpunësve të medias - zëra të tanishëm dhe të dashur nga e kaluara, miq nga rrethet shoqërore, mes të cilëve dhe Nënpresidentja Iljana Jotova.  

Viti i kaluar 2019-të qe një vit i trazuar dhe dinamik, por profesionalistët e Radios Kombëtare Bullgare mundën t’u rezistojnë erërave të stuhishme në emër të misionit, të cilin shoqëria ua ka dhënë.” Me këto fjalë drejtori i ri Andon Balltakov iu drejtua të pranishmeve, para dekorimit të gazetarëve të dalluar.

“Çmimin e madh “Sirak Skitnik” në emër të drejtorit të parë të Radio “Sofjes” e mori drejtori programor i Radios Kombëtare Bullgare Martin Minkov. Gazetari me përvojë 40-vjeçare profesionale - nga një reporter përmes detyrës së korrespondentit në Shkup, deri në drejtuesin e lajmeve dhe transmetimeve, ishte dalluar për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e medias. Ai mori dhe çmimin “Zëri i artë”, i cili jepet nga gazetari Kevork Kevorkjan për nder të bashkëshortes së tij Nadezhda Xheneva.  

“Kjo është një shkelje e lirisë së shprehjes – tha ai pas marrjes së çmimeve, duke komentuar përpjekjet për cilësimin e gazetarëve nga ama e autoriteteve. Kur u përmbahesh normave profesionale dhe etiketit dhe nuk kallëzon, ti ke të drejtë të shprehësh mendimin tënd, pavarësisht se kujt i pëlqen kjo apo jo. Asnjëherë nuk mund të ketë justifikim për shkelje kundër profesionalizmit të e një gazetari.”

Stefka Bakërxhieva nga Programi Regjional i BNR-së në qytetin Burgas u bë mbajtësja e sivjetshme e çmimit individual për gazetari për shkak të realizimit të fushatave të shumta sociale në ndihmë të njerëzve të pafavorsizuar. Kurse çmimi kolektiv për gazetari i ishte dhënë Radios së qytetit të Plovdivit për vargun e transmetimeve me titull “Ëndrrat dhe realiteti - bashkërisht”, të cilat u kushtohen ngjarjeve nga fushata Plovdivi – kryeqyteti evropian i kulturës”.

“Qyteti Plovdiv është ajo pjesë e botës, e cila ka vënë themelet e qytetërimit tonë perëndimor – thaMarin Danev, kryeredaktor i Radio Plovdivit. Prandaj dhe ndihemi në mënyrë të këndshme në këtë qytet me histori tetëmijë vjeçare, që mban në vetvete frymën e mijëra brezave, të cilët kanë ndërtuar dhe krijuarbashkë. Në sajë të tyre sot e kemi Plovdivin, të cilin që të gjithë sot e njohin si qyteti i kulturës dhe i unitetit”.

Me ide të Këshillit Publik të Radios Kombëtare Bullgare ishte dhënë dhe çmim i veçantë – për të promovuar gazetarinë e lirë dhe të përgjegjshme, i cili shkoi tek ekipi i programit “Horizont” – programi informativ i Radios Kombëtare Bullgare.

Gjatë këtij viti  Radioja Kombëtare festoi edhe një jubile tjetër – 60-vjetorin e “Big Band”-it të vet. Orkestra ka një histori të jashtëzakonshme, sepse përpara saj kanë qëndruar solistë të njohur nga të gjitha brezat. Pikërisht “Big Band”-i bashkë me “Korin e Fëmijëve të Radios” dhe me grupin vokal “Radiofëmijët”, formuan gjendjen festive të mbrëmjes.

Theks në të u bë dhe transmetimi i një fragmenti nga filmi i ri “Nga qyteti drejt botës” të Polja Stançevës, kushtuar historisë së Radios Kombëtare Bullgare.

Radio Bullgaria po kështu mori pjesë me nominime të veta për çmimet e radios – të Redaksisë së Gjuhës Turke në lidhje me analogjinë e saj me tregime të shkurtra bullgare në gjuhën turke, të Redaksisë “Internet” dhe të reporteres Gergana Mançeva.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Ani Petrova dhe BTA


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD
Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD