Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Poeti Dobromir Banev: Është me rëndësi të dashurojmë ngadalë, që të ketë edhe për nesër

Foto: Ivelina Çollakova

“Dashuro ngadalë” – kështu është titulluar libri i poezisë i Dobromir Banevit – një prej poetëve më të dashur bashkëkohorë bullgarë. Vjersha të tij janë përfshirë në disa antologji bullgare e të huaja, ndërsa ilustrimet në libër janë vepër e Ivelina Çollakovës. Dashuria është tema kryesore e krijimtarisë së poetit dhe ajo mund të përshkruhet më mirë pikërisht nga njeriu i cili e takon çdo ditë. Çfarë të jep dhe çfarë të merr dashuria?

Për mendimin tim dashuria patjetër duhet të japë. Në qoftë se merr, atëherë kjo duhet të jetë për diçka të mirë – është i mendimit Dobromir Banev. – Dashuria kurrë nuk mund të të vjedhë. Ajo jep edhe kur jemi të përvuajtur nga dashuria, kur nuk ka përgjigje të ndjenjave tona, madje në raste të tilla ne përsëri ndihemi mirë, në ndonjë farë mënyre të lumtur. Kjo na fisnikëron...”. 

Vjershat e Dobromir Banevit janë kaq universale, saqë në to njerëzit shikojnë veten e vet. A e takon shpesh dashurinë ose ajo është njëherë dhe përgjithmonë? 

Asnjëherë një dashuri nuk mund të jetë njëherë dhe përgjithmonë. Dashurinë e takoj çdo ditë rreth vetes sime, sepse e vërej dhe tek njerëzit të cilët janë rreth meje, dhe në tramvaj dhe në rrugë. Unë vetë e kam përjetuar dashurinë e madhe, gjë e cila më jep një bazë të plotë dhe të drejtë të shkruaj për të dhe të këndoj për të.”

Përrallat më të mira janë të trishtuara,

dashuria e madhe u përngjan atyre...”

A jemi të ndryshëm në mënyrë të njëllojtë në këtë drejtim?

Absolutisht jemi të ndryshëm në mënyrë të njëllojtë. Sado të ndryshëm që të jemi, ajo e cila na bashkon, është se jemi të aftë për dashuri, dhe kjo na dallon nga qeniet e tjera të gjalla. Prandaj desha që njerëzit t’i japin vetes mundësi që dashuria të mund t’u rastisë. Të mos të jenë kaq të frikshëm, të jenë pak më të guximshëm dhe të deklarojnë haptazi ndjenjat e veta. Është e rëndësishme të duam me ngadalë, që të mund të ketë dhe për nesër, me qenë se jetojmë në kohëra shumë të përshpejtuara dhe sikurse nuk kemi mjaft kohë  t’i kthejmë vëmendjen e duhur tjetrit, të marrim parasysh nevojat e tij, të kuptojmë se ai po kështu grumbullon ndonjë farë trishtimi, ndonjë farë lodhjeje në ditët tona të përditshme. Njeriu duhet të jetë i qartë për këtë dhe në darkë të gjejë kohë për një fjalë të mirë, të pijë një gotë me verë me njeriun e dashur”.

Jurist për nga arsimi, por poet për nga shpirti, Dobromir Banev nuk pushon të kërkojë përgjigje të pyetjes së përjetshme: A është ndonjë enigmë dashuria dhe a ekziston një formulë zyrtare për dashurinë?

"Jo, nuk ekziston një formulë universale, mjerisht, dhe unë gjithmonë kam thënë se në Fjalorin shpjegues nuk ka një nocion për dashurinë. Në këtë kuptim fjalët për të asnjëherë nuk do të arrijnë, gjithmonë do të ketë fjalë, me të cilat do të mundohemi ta sqarojmë, ta krahasojmë, në ndonjë farë mënyre, por asnjë nuk do të mundet ndonjëherë të mund të formulojë dashurinë e vet për nga vetja e saj. Çdo një autor e shikon në mënyrë të ndryshme." Dashuria mund të jetë “blu, e kuqe, pa trup, ajo përmban absolutisht të gjitha ngjyrat e ylberit”.

Për mua dashuria është gjëja e cila e shtyn botën. Gjëja e cila na detyron të mund të arrijmë qëllime të ndryshme. Gjëja, e cila na shtyn dhe na detyron të ndihemi me të vërtetë të gjallë” - thotë poeti Dobromir Banev.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Ivelina Çollakova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U dhanë çmimet vjetore teatrore “Ikarus”

Në Ditën Botërore të Teatrit - 27 mars, në një ceremoni në Teatrin Popullor "Ivan Vazov", u dhanë për të 50-tën herë çmimet e artit skenik "Ikarus". "Haga" u shpërblye për performancën më të mirë. Krijuar nga autorja ukrainase Sasha Denisova dhe..

botuar më 24-03-28 9.31.PD

"Nga gazeta në muze" - karikaturat nga socializmi, të mbledhura në një ekspozitë

Një përpjekje për të rikthyer zhanrin e karikaturave në kushtet e sistemit totalitar të qeverisjes në Bullgari midis viteve 1944 dhe 1989 po bën ekspozita “Nga gazeta në muze”, e cila për të pestin muaj tashmë po tërheq vizitorët në Muzeun e Artit nga..

botuar më 24-03-23 9.30.PD

“Sofia Film Fest” viziton sërish Varnën

Më 22 mars, me filmin bullgar "Kurthi", në kryeqytetin tonë detar Varna fillon edicioni i XV-të i "Sofia Film Fest", njoftojnë organizatorët nga "Artin Vision". Nga  22 deri më 30 mars, adhuruesit e artit kinematografik në Varna mund të shohin një..

botuar më 24-03-22 6.55.PD