Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teodosij Spasov për muzikën në Antarktidë

“Fshehurazi ëndërroja që të shkoja aty dhe t’u ekzekutoja muzikë pinguinëve”

Fyelltari bullgar me famë botërore Teodosij Spasov është interpretuesi i parë solo, i cili ka ekzekutuar muzikë në të gjitha kontinentet. Aktualisht ai është pjesë nga ekspedita e 28 antarktike bullgare, bashkë me kitaristin Hristijan Cvjatkov.

Të frymëzuar nga bukuria unikale dhe natyra e Kontinentit të Akullt, të dy muzikantët tanimë krijuan 10 kompozime të reja, mes të cilave “Vallëzim me pinguinët”, “Qeni i çalë”, “Gjiri i ujkut”, “Mund të të pres për gjithmonë”, “Tigrat e Drejkut”, “Etje për liri” dhe “Jetesa mes gurëve” – Living in Stones (Livingston është emri i ishullit, ku gjendet baza bullgare “Shën Kliment Ohridski”).

Më 8 shkurt baza e rinovuar spanjolle “Huan Karlos I” (baza tjetër e vetme polare në ishullin Livingston përveç asaj bullgare) u zhvillua dhe koncerti i parë për nga lloji i vet në Antarktidë. Publiku prej polarëve spanjollë dhe bullgarë mundi të shijojë improvizimet e flamengos spanjolle dhe të valles popullore bullgare. Teodosij Spasov dhe Hristijan Cvjatkov janë dueti i parë muzikor, i cili ka ekzekutuar në kontinentin e akullt dhe muzikantët e parë, të cilët krijojnë dhe incizojnë muzikë aty. Disa ditë më vonë të dy zhvilluan dhe një koncert përpara publikut në ujërat e Antarktidës - në bordin e anijes ushtarake shkencore dhe studimore spanjolle “Esperides” e cila lundron në ngushticën Bransfield.

Përpara largimit të tij për në Kontinentin e Akullt në fund të muajit janar, Teodosij Spasov tregoi:

Ndodhi si me çudi. Unë pata dëshirë të madhe të shkoja aty dhe t’u ekzekutoja pinguinëve-mbase ata e pëlqejnë më shumë fyellin, sesa njerëzit. Asnjë nuk e di. Mbase mund dhe të mos e pëlqejnë. Mundet të ikin dhe të vrapojnë drejt detit që të shpëtojnë.....

Një ditë më telefonoi prof. Pimpirev (udhëheqësi i ekspeditës bullgare atje) dhe tha: “Teodosij, të ftoj në këtë ekspeditë, a mund të vish?” Kështu ëndrra ime u bë realitet. Ftova edhe Hristijan Cvjatkovin – kitaristi, me të cilin shpesh herë kemi shfaqje së bashku."

Përshtypjet, ndjenjat dhe idetë e Teodosijit dhe Hristijanit gjatë kohës së udhëtimit të gjatë  nga Bullgaria deri në Antarktidë dhe anasjelltas, dhe po kështu në Kili, në ujërat e akullta të ngushticës “Drejk” dhe gjatë kohës së qëndrimit në ishullin Livingston, tanimë po formojnë pamjen e vet muzikore.

Në mes të pinguinëve dhe fokave, të dy muzikantët ekzekutojnë, kurse kafshët jo  vetëm se nuk stresohen, por dëgjojnë me një vëmendje të madhe. Kompozicionet i incizojnë me një regjistrues audio, i cili sipas fjalëve të Teodosijit bën një incizim kaq të mirë, sikurse është bërë në studion numër 1 të Radios Kombëtare Bullgare.

Qëllimi im është të bëjmë një album, i cili të përfshijë muzikë, fotografi dhe video.  Një ekipdo të kapë në videoprocesin e bërjes së muzikës. Ndoshta do të përgatitet një film prej rreth 30 minutash. Për mua fotografimi është një hobi dhe do të fotografoj gjërat të cilat më bëjnë një përshtypje aty.”

Gjatë majit të vitit 1996, Teodosij Spasov mori pjesë në ekspeditën prej 50 ditësh në Himalajë dhe incizoi “koncertin më në lartësi” në botë në rrafshnaltën Kalapatar (5350 metra lartësi mbi nivelin e detit), tamam përballë Everestit. Ky koncert hyri në Librin e Rekordeve “Gines”, kurse në tregun muzikor bullgar u përhap një album me muzikë prej tij.

Këto janë udhëtime drejt vetvetes-tregon muzikanti, duke bërë një paralel midis Himalajës dhe Antarktidës. Gjatë kohës së orëve të gjata të kalimeve, mbetesh me mendimet e tua. Duke ndjekur kolonën e udhëtuesve nëpër “gjurmët e mijëra këmbëve” siç quhej ky shteg nga Lukla deri në Kalapatar dhe deri tek kampi, ke kohë për të menduar-nuk e di nëse nga ajri i holluar, ose nga ndonjë gjë tjetër.“ Sa i përket anës së veçantë e të ndryshme të nismës së vet krijuese, ai tregon:

"Grupi “Metallica” kanë ekzekutuar muzikë, por pa aparaturë, me kufje, që të mos të shqetësojnë banuesit e atyshëm. Në fakt tani për herë të parë kompozohet muzikë aty. Vangelis ka album me titull “Antarctica” nga viti 1983. Ai i është kushtuar Antarktidës, por nuk është incizuar aty."

"Ne do të ekzekutojmë idetë tona gjatë kohës së udhëtimit dhe e gjithë kjo duhet të “bymehet” si të thuash."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Prof. Hristo Pimpirev

Galeria

Më shumë nga rubrika

Integrali i Rachmaninovit - album i ri dhe sukses i ri i madh për dyshen e pianistëve Aglika Genova dhe Ljuben Dimitrov

“Kjo është thjeshtë e shkëlqyer! Kjo muzikë kërkon virtuozë të vërtetë. Genova & Dimitrov janë ekzekutuesit më të përshtatshëm, të cilët i kanë krijuar këto incizime si një histori të vërtetë dashurie. Njeriu mund ta zbulojë këtë në çdo një..

botuar më 20-04-05 7.10.PD

Violinistja Tanja Tingarova – një jetë si përrallë

Një vajzë në moshën 30 vjeçe që ka udhëtuar në mbarë botën për shkak të talentit të vet – kështu shkurtimisht mund të përshkruajmë violinisten Tanja Tingarova, e cila ka lindur në Plovdiv. Ajo thotë se ka filluar t’i bie veglës magjike që në moshën 6..

botuar më 20-03-28 11.05.PD
Simeon Shterev

U nda nga jeta Simeon Shterevi – njeri prej muzikantëve të mëdhenj xhaz në Bullgari

Më 26 mars u nda nga jeta profesori Simeon Shterev – flautist, pedagog dhe kompozitor, njeri prej muzikantëve më të mëdhenj xhaz në Bullgari. Ai lindi më 24 tetor të vitit 1943 në Sofje. Mbaroi Akademinë Kombëtare Muzikore në Sofje si muzikant..

botuar më 20-03-27 1.16.MD