Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pata të vogla laramane erdhën për të kaluar dimrin në Liqenin Durankullak

Foto: wikipedia.org

200 pata të vogla laramane të cilët janë një lloj i kërcënuar botërisht erdhën për të kaluar dimrin në liqenin Durankullak afër Shabllës të Bullgarisë Verilindore. Shpendët erdhën pas regjistrimit dimëror të shpendëve në zonat e lagëta gjatë të cilit nuk u vu re asnjë ekzemplar prej këtij lloji. Ndryshimet  në klimë janë shkaku për të cilin rruga shtegtare e patave të vogla laramane zgjatet deri në skajet më të largëta veriore të kontinentit. Para vitesh tufat erdhën në nëntor, por kohët e fundit kjo ndodh në janar. Më shumë pata të vogla laramane erdhën të kalojnë dimrin në Bullgari në vitin 2018, kur në mars në zonat e mbrojtura u regjistruan 30 mijë shpendë.

Më shumë nga rubrika

Akademia e Shkencave: Virusi vdes nga rrezet ultravjollcë

“Punojmë me analog të koronavirusit, të izoluar në vitet e 60-të të shekullit të kaluar dhe regjimet e tij na tregojnë si do të ndikojnë lëndët tona kundërvirale mbi virusin aktual”. Këtë e tha para televizionit Nova TV prof. asoc. Penka Petrova,..

botuar më 20-05-17 6.55.PD

Lejlekët e parë të vegjël dolën nga vezët në Bellozem

Kamera kapën një moment special nga jeta e lejlekëve në Bellozem – çelja e zogjve të parë të vegjël për këtë vit. Sistemi modern i vëzhgimit të dy foljeve të lejlekëve ndodhet mbi çatinë e vatrës së kulturës”Prosveta 1909”. Në këtë mënyrë, bashkë..

botuar më 20-05-17 6.35.PD

Masat në fuqi në gjendjen e re të jashtëzakonshme epidemike

Njerëzit në moshë mbi 60 vjeç detyrimisht do të hyjnë në spital në se janë të infektuar me Covid-19, pavarësisht nga gjendja e tyre. Këtë e vendosi ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev. Do të hospitalizohen edhe të infektuarit me sëmundje kronike, me..

botuar më 20-05-14 4.40.MD