Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kafeja e tolerances” mblodhi në Plovdiv përfaqësues të komuniteteve dhe feve të ndryshme

Foto: BTA

Për vitin e gjashtë me radhë përfaqësues të të gjitha pakicave kombëtare dhe feve në qytetin e Plovdivit (Bullgari Jugore) u mblodhën për “Kafenë e tolerancës” në Xhumaja Xhamija në qendrën e qytetit.

Ngjarja kujton dhe nënvizon traditën shekullore të bashkëjetesës paqësore ndërmjet bullgarëve, hebrenjve, italianëve, turqve, rusëve, armenëve dhe komuniteteve të tjera në qytet.

Për herë të parë pakica kombëtare e turqve ftoi bashkësitë e tjera në “kafe të tolerancës” gjatë vitit 2015 – me rastin e përvjetorit të aktit vandal në Xhumaja Xhamija. “Kryemyftiu deklaroi se duhet të kuptojmë se dashuria, mirëkuptimi i ndërsjellë dhe fqinjësia e mirë do ta shpëtojnë njerëzimin.”

Në aktivitet mori pjesë dhe konsulli i përgjithshëm i Turqisë në Plovdiv Husein Ergani.  


Më shumë nga rubrika

Gjykatat administrative bullgare janë ndër më të shpejtat në BE

Drejtësia administrative e Bullgarisë është në vendin e dytë në BE për nga shpejtësia në shqyrtimin e proceseve administrative. Para Bullgarisë është Suedia, njoftoi qendra e shtypit e Gjykatës Supreme Administrative, duke iu referuar të dhënave zyrtare..

botuar më 20-05-28 3.31.MD
Denica Saçeva

Që nga fillimi i vitit 3204 bullgar shpallën se shkojnë të punojnë jashtë

Në parlament ministrja sociale Denica Saçeva deklaroi, se nga 3204 shtetas bullgarë, të cilët nga fillimi i vitit deri në prill ndërprenë regjistrimin në Zyrat e Punësimit për të punuar jashtë shtetit vetëm 9 gjetën punë nëpërmjet rrjetit EURES...

botuar më 20-05-28 2.50.MD

2/3 e bullgarëve janë gati të udhëtojnë pas pandemisë

63.7 për qind nga bullgarët planifikojnë të udhëtojnë menjëherë ose 2 muaj pas heqjes së kufizimeve lidhura me pandeminë. Këtë e tregon një anketimi i Shkollës së Lartë të Menaxhimit në qytetin Varnë dhe Cardiff Metropolitan University. 28.4 për qind nga..

botuar më 20-05-28 2.39.MD