Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

FMN: Pabarazia në Bullgari është duke u rritur

Foto: EPA/BGNES

Sipas fjalëve të udhëheqësit të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Bullgari, Jaewoo Lee, pabarazia në vend vazhdon të rritet. Si masë për sigurimin e resursit më të madh për shpenzimet sociale, Fondi propozon rritjen e shumës maksimale të të ardhurave të tatueshme, pa heqjen e tatimit të sheshtë, i cili në Bullgari është 10%.

Ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilët janë tek ne që nga 4 shtatori, zhvilluan shumë takime me përfaqësues të qeverisë, të Bankës Popullore Bullgare, biznesit dhe organizatave joqeveritare. Ata vlerësuan lartë qëndrueshmërinë e sistemit financiar dhe gjendjen e ekonomisë gjatë vitit 2019, duke thënë se edhe gjatë vitit 2020 pritet rritje e qëndrueshme, megjithëse ajo do të jetë më e moderuar.  

Ndërkohë Instituti Kombëtar i Statistikave shpalli se inflacioni vjetor gjatë janarit është 4,2% dhe rritja e çmimeve është regjistruar për pothuaj të gjitha shërbimet dhe mallrat.


Më shumë nga rubrika

Uzina “Arsenal” rivendos punën me një numër minimal punëtorësh

Uzina Ushtarake “Arsenal” e cila ishte ndërmarrja e parë në Bullgari e cila përfundoi së punuari për shkak të epidemisë së koronavirusit, rivendos punën me një numër minimal punëtorësh. Nga 9000 veta të punësuar në të, puna rivendoset që nga 30 marsi me..

botuar më 20-03-30 9.57.PD
Gjeneral,profesor Mutafçijski

Të ngjiturit me koronavirus në Bullgari te ora 8.00 e datës 30 mars në Bullgari janë 354

Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit në Bullgari gjeneral Vencisllav Mutafçijski ditën e hëne më 30 mars te ora 08.00, orë lokale, njoftoi se numri i përgjithshëm i të ngjiturve me koronavirusin në vend është 354 veta. Nuk ka..

botuar më 20-03-30 9.03.PD
Dimitër Radev

Banka Popullore Bullgare u shpreh se sektori bankar në Bullgari është i qëndrueshëm

Guvernatori i Bankës Popullore bullgare Dimitër Radev tha, se sistemi bankar në vend është i qëndrueshëm dhe depozituesit mund të jenë të qetë se paratë e tyre janë në vend të sigurt, ndërsa huamarrësit – se mund të shpresojnë që kamata mund të ndahet me..

botuar më 20-03-30 8.38.PD