Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Patriku Neofit dhe ambasadori i Turqisë në Bullgari ishin unanimë se terrorizmi nuk ka fe

Patriku Neofit
Foto: BGNES

Në kuadrin e takimeve njohëse me përfaqësues të institucioneve të ndryshme në Bullgari, ambasadorja e re e Turqisë në Bullgari Aylin Sekizkök bisedoi me Patrikun Neofit. Si një nga aktivitetet më të mëdha në marrëdhëniet dypalëshe brenda dy viteve të fundit Kreu i Kishës Ortodokse Bullgare e caktoi rinovimin e Kishës së Hekurt “Shën Stefani” në Stamboll, që u realizua me ndihmën financiare të qeverisë turke. I përbashkët ishte qëndrimi, se terrorizmi nuk ka as fe, as përkatësi etnike dhe se të gjitha institucionet duhet të luftojnë urrejtjen, radikalizmin dhe mungesën e dashurisë.

Më shumë nga rubrika

Covid-19 në Bullgari: Dita 129

Nën 5% prej PCR testeve të bëra gjatë 24 orëve të fundit janë pozitive Nga gjithsej 3341 PCR teste të bëra në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit 159 kanë rezultuar pozitive me Covid-19, ose 4.76%. Kështu numri total i të infektuarve në vend..

botuar më 20-07-14 8.35.MD
zonja Mustava dhe zoti Borisov

Kryeministrit bullgar bisedoi me ambasadorin e ShBA-së në Bullgari

Ambasadorja e ShBA-së në Bullgari Hero Mustafa pas një takimi me kryeministrin Bojko Borisov tha se ajo nuk mund të bëjë thirrje për dorëheqjen e ndonjë zyrtari. Para “Evropës së Lirë” ajo tha, se në Këshillin e Ministrave diskutoi shumë tema, duke..

botuar më 20-07-14 7.51.MD

Ditën e gjashtë vazhdojnë protestat kundër qeverisë dhe prokurorisë

Dita e gjashtë e protestave kundër qeverisë filloi në sheshin para presidencës në Sofje. Kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e kryeministrit Bojko Borisov dhe e kryeprokurorit Ivan Geshev. Policia bëri thirrje që protestuesit të shfaqin..

botuar më 20-07-14 7.32.MD