Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtëpia e Humorit në qytetin Gabrovo prezanton karikaturistë nga e gjithë bota

Deri më 17 maj sivjet në Muzeun e Humorit dhe të Satirës në qytetin Gabrovo mund të shikohen një pjesë nga krijimet , të cilat marrin pjesë në konkursin e parë në botë për gra karikaturistë - „Women Cartoonists International Award”. Organizatore është  organizata ndërkombëtare United Sketches, e cila mbron lirin e shprehjes dhe karikaturistët në mërgim. Në konkurs kanë marrë pjesë mbi 1000 krijime prej 260 karikaturistëve prej 57 shteteve. Në qytetin Gabrovo - kryeqyteti bullgar i humorit është eksponuar një seleksionim i këtyre krijimeve.


Në ekspozitën tonë janë treguar 100 krijime prej 52 grave nga e gjithë bota, të zgjedhura nga juria e United Sketches - saktëson Margarita Dorovska, drejtoreshë e Muzeut të Humorit dhe të Satirës. Tema për gratë në karikaturë është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse ato janë shumë pak. Nën 5% nga karikaturistët, të cilët bëjnë karikatura për redaksi të ndryshme ose politike, janë gra. Një konkurs i ngjashëm e drejton vëmendjen drejt grave karikaturiste dhe i fton piktoret dhe ilustrueset të krijojnë  krijime të veta në fushën e karikaturës, sepse ato mezi do të zbulojnë këtë botë jashtëzakonisht burrash si fushë për tu shfaqur”.

Çmimi i madh në konkurs është 3000 euro. Është parashikuar dhe çmim për një karikaturist të ri me vlerë 1500 euro. Juria, e cila jep çmimet po kështu është i përbërë prej një grupi grash me influencë nga sferat e ndryshme. Konkursi nuk ka një temë konkrete, por pavarësisht nga kjo spikasin motive të caktuara, shton Margarita Dorovska:

Ajo të cilën ne e shikojmë nëpër karikatura, është një fokusim mjaft i fortë mbi stereotipat, të cilave u jemi nënshtruar si ne gratë, kështu dhe stereotipat në shoqërinë moderne-kundrejt meshkujve dhe për më tepër ato barriera dhe kufij, të cilat ne ia vëmë vet vetes, të diktuar nga kultura në masë dhe nga perceptimi i rolit të grave dhe të meshkujve. Edhe për pasigurinë dhe frikën, të cilat disi janë vetëm në mendimet tona dhe na pengojnë të jemi më të guximshëm dhe më ambicioz. Kjo është një nga barrierat e para, e cila duhet të kapërcehet, kështu që gratë të besojnë më shumë në vetvete dhe në këtë të cilën mund ta arrijnë.”  

Që të gjitha krijimet janë ndikuese. Njerëzit të cilët kanë vizituar ekspozitën deri tani, në mënyrë aktive ndajnë përshtypjet e veta si në vend ashtu dhe online-përmes rrjeteve sociale. Bën përshtypje dhe pjesëmarrja e piktoreve nga Irani në ekspozitë.

Ky me të vërtetë është një përzgjedhje shumë e fortë. Shpresoj se, zonjat, të cilat tani kanë marrë guximin të marrin pjesë në një konkurs të ngjashëm, gjithnjë e më shpesh të zgjatin dorë  drejt furçës dhe lapsit, që të krijojnë karikatura për mediat, për ekspozita, për konkurse. Në këtë fushë profesionale të meshkujve, gratë kanë nevojë prej më shumë arsyetimeve dhe stimujve të marrin pjesë”, është mesazhi i drejtoreshës së Shtëpisë së Humorit dhe të Satirës në qytetin Gabrovo. Ajo shton se në shekullin e 21 karikatura gjendet në një gjendje të ndërlikuar - pikërisht çfarë ka ndërmend ajo:

Karikatura editoriale po kufizohet gjithnjë e më shumë. Shumë botime i lënë pas kolonat e veta për karikaturë. Mosha e karikaturistëve ngrihet  gjithnjë e më shumë dhe gjithnjë e më pak njerëz të rinj merren me karikatura në kuptimin e saj tipik. Interneti është një fushë e shkëlqyer për tu shfaqur, por akoma nuk disponon me modele të mira për shpërblimin e punës. Karikatura në kohën e sotme sjell lavdi, por nuk i lejon artistit të nxjerrë bukën e gojës nga kjo. Dhe jo në vend të fundit shikojmë sesa shumë sulme ka kundra lirisë së shprehjes - në shumë vende nëpër botë karikaturistët hidhen në burg ose janë të mbajtur në arreste pa dënim. Ky nuk është një profesion i lehtë- për të nevojitet një guxim shumë i madh, kurse shpërblimi nuk është i qartë” - sqaron Margarita Dorovska në një intervistë për Radio Bullgarinë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografitë janë dorëzuar nga organizatorët.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD