Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mihail Krëstanov: Brazili mund të bëhet Italia e dytë për COVID-19

S’ka bullgarë të infektuar në Brazil, por bashkatdhetarët tanë janë të shqetësuar

Foto: wikipedia.org

“Brazilia e kishte fatin që të jetë ndër vendet e prekura relativisht vonë nga koronavirusi. Por ky shans ishte humbur. Në fillim autoritetet nuk ndërmorën masat e domosdoshme, sepse qeveria nënvlerësoi situatën. Masat e duhura janë në fuqi tani, por ato janë tepër të vonuara” – këtë e tha në intervistë për Radio Bullgarinë Mihail Krëstanov – një bullgar, i cili prej vitesh jeton në Brazil.

Ai është themeluesi i shkollës së parë bullgare në Amerikën Jugore. Ai pohoi fjalët e veta duke shpjeguar se virusi përhapet nga brazilianët, të cilët kthehen nga Italia dhe të cilët kanë qenë aty për punë apo për pushime. Të tilla kanë qenë 15 rastet e para në vend. Aktualisht në Brazil janë mbyllur të gjitha shkollat, shtyhen apo anulohen ngjarjet kulturore, punojnë vetëm dyqanet ku shiten ushqime, farmacitë dhe bankat. Arsimi dhe puna kudo që ka mundësi zhvillohen nga distanca.

Aktualisht të prekurit nga COVID-19 në Brazil janë 529. 350 prej tyre jetojnë në Sao Paolo – një nga qytetet, ku jetojnë më shumë bullgarë (qytetet e tjera me bullgarë janë Rio de Zhaneiro dhe Manaus). Në të gjithë vendin, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme, jetojnë rreth 3 mijë bullgarë, por në fakt ndoshta ata janë më shumë.

Shkolla bullgare e së dielës në Brazil, udhëheqësi i së cilës është Mihail Krëstanov, gjithashtu punon nga distanca:

Kemi mjaftë përvojë në mësimdhënien online, por deri tani ajo urrë nuk ka qenë mënyra e vetme e punës sonë. Kjo është sfidë e vërtetë. Diaspora bullgare është prej njerëzve inteligjentë. Shumë prej tyre merren me veprimtari kulturore, apo janë profesorë në universitete. Tani janë mbyllur në shtëpi bashkë fëmijët e tyre dhe nuk dalin dot”.

Bashkatdhetarët tanë aty janë shqetësuar dhe nga fakti se në se në Bullgari është aplikuar kontroll i rreptë i mbajtjes së distancës në dyqane dhe në farmaci, në Brazil masa të tilla nuk ka. Një problem tjetër i madh i vendit janë të pastrehët të shumtë – ata preferojnë vendet ku ka më shumë njerëz, ku më lehtë mund të kërkojmë para dhe ushqim. Në se në lagjet më të varfra (favele), ku ndërtesat e vogla janë ngjitur me njëra-tjetrën, shfaqet sëmundja, brenda një-dy ditësh të gjithë banorët do të jenë të infektuar, mendon Krëstanovi. Sipas tij Brazili mund të kthehet në Italinë e Amerikës së Jugut sa i përket përhapjes së virusit të ri. Por situata mund të bëhet dhe akoma më e keqe. “Sepse po jemi në fillim të krizës dhe numri real i të infektuarve nuk është i qartë. Shpresoj të mos bëhet kështu, por më duket se para Brazilit ka një sfidë të madhe, të cilën duhet ta përballojë” – është i mendimit Mihaili.

Sipas fjalëve të tij tani për tani në Brazil s’ka asnjë bullgar të infektuar me COVID-19. Por kriza aktuale do të sjellë probleme të shumta ekonomike dhe kjo shqetëson bashkatdhetarët tanë.

S’ka se si të mos kenë merak, sepse kriza po troket në derë. Gjatë dy javëve të fundit dollarit forcohet vazhdimisht dhe në të njëjtën kohë çmimi i realit brazilian ulet. Prandaj e gjithë diaspora bullgare këtu është e shqetësuar”, thotë Krëstanovi.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD
Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD