Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Numri i dhuruesve të gjakut në Bullgari u ul në mënyrë drastike

Foto: BGNES

Të gjitha qendrat e hematologjisë së transfuzionit në Bullgari alarmojnë për uljen e numrit të dhuruesve të gjakut. Vetëm në Sofje për periudhën nga 1 deri më 15 mars numri i dhuruesve të gjakut ishte 1138 veta. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019 kur ata ishin 1739 veta, shënohet ulje me afro 600 veta. Kjo kufizon mundësitë për mbushjen e depove të gjakut dhe të përbërësve të gjakut që janë të domosdoshme në vendin tonë.

Studimet shkencore botërore nuk dëshmojnë për ngjitjen e koronaviruseve nëpërmjet transfuzionit. Kështu që ata që dëshirojnë mund të dhurojnë gjakun pa kjo të kërcënojë shëndetin e tyre. 

Qendrat e transfuzionit në vend bëjnë skriningun e dhuruesve të gjakut dhe nuk lejojnë që persona me infeksione të frymëmarrjes të dhurojnë gjak.

Çdo ditë për gjak ose përbërës gjaku kanë nevojë pacientët e klinikave të onkohematologjisë, neurokirurgjisë, kardiokirurgjisë, obstetrikës dhe gjinekologjisë e kështu me radhë. Një pjesë e madhe e intervencioneve kirurgjike gjithashtu kërkon transfuzionin e gjakut.

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Samiti BE – Ballkani Perëndimor shtyhet për shkak të Covid-19 Me qëllim kufizimin e përhapjes së pandemisë së Covid-19 Presidenca kroate e BE-së vendosi që të shtyjë të gjitha takimet dhe konferencat joformale të planifikuara deri në 15 maj. I tillë..

botuar më 20-04-09 2.26.MD

COVID-19: Jeta në Bullgari po kalon online

Kufizimet e rrepta në lëvizje dhe udhëtime ndryshuan shumë jetën dhe punën e bullgarëve. Gjithnjë e më shumë veprimtari organizohen online dhe nuk kërkojnë praninë fizike të njerëzve. Praktika nuk është krejtësisht e panjohur deri tani në vend, por..

botuar më 20-04-08 12.14.MD

COVID-19: Më se 200 ndërmjetës shëndetësorë janë në vijën e përparme në punën me grupet e pakicave

Të mbyllur prapa kordonëve të policisë, mijëra njerëz janë në nevojë në lagjet e romëve. “Uria po vjen për gjithnjë e më shumë familje në nevojë, por problemi i tyre nuk gjen zgjidhje adekuate”, thekson profesori Ivajllo Tërnev, shef i klinikës në..

botuar më 20-04-07 2.55.MD