Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bozhidar Mihajllov – i riu, i cili i kthen fëmijët e bashkësisë së romëve në shkollë

Si të dalin romët nga getoja dhe të zgjedhin rrugën e arsimimit dhe të integrimit? Përgjigjen e jep një përfaqësues i ri i bashkësisë, i cili jo vetëm se qëndron mbi librat shkollorë dhe ëndërron të përfundojë studimet universitare, por dhe përpiqet t’i bindë prindërit të inkurajojnë fëmijët e vet të shkojnë në shkollë dhe të mos martojnë vajzat e veta në moshë fare të vogël.

Për romët në fshatin Bellomorci në rrethin e qytetit Tërgovishte, Bozhidari i cili është 18-vjeçar është si një dhuratë nga Zoti – me anë të forcës së fjalëve ai ndez një dritë të vogël në shpirtrat e tyre për një të ardhme më të mirë të fëmijëve. Prej një viti Bozhidar Mihajllov punon si ndërmjetës arsimor i Qendrës për Dialog Ndëretnik dhe Tolerancë “Amalipe”, me misionin t’i kthejë nxënësit rom në klasat e shkollës.


“Për mua është shumë e rëndësishme që të mund të vazhdoj arsimin tim, sepse kjo më hap dyert drejt së ardhmes”, thotë i riu, i cili nuk nguron të trokasë nëpër dyert e njerëzve të tjerë nga bashkësia, që të përpiqet t’i bind dhe të tjerët se kjo është rruga e drejtë. Dhe tanimë ai po mbledh frytet e veta të para – 5-6 fëmijë, sipas fjalëve të tij, përsëri shkojnë në shkollën fillore “Gjeorgji Benkovski”. “Unë u flas se arsimi është i rëndësishëm, se ata duhet të arsimohen, të zhvillohen, të fitojnë dije të reja. Dhe disa prej tyre më kuptuan dhe tanimë po vijnë në shkollë”, shton akoma Bozhidari.

Vetë ai, përpara rreth një viti, për pak ka qenë duke u zhytur në kurthin e martesës së hershme, por në momentin e fundit ka zgjedhur të ardhmen e vet. Sot, Bozhidari ëndërron të përfundojë pedagogji në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo dhe të bëhet mësues i fëmijëve, që t’i inkurajojë të jenë më të mirë dhe tolerantë.

Në fillim dhe unë nuk doja të mësoja – thjesht nuk kisha dëshirë të vazhdoj të mësoj pas klasës së 12të në Universitet- tregon ai.Por, qëkurse qesh në klasë të 7-të fillova të frekuentoj në trajnimet për kryetarë të parlamenteve të nxënësve, të organizuara nga qendra “Amalipe”. Atëherë dola për herë të parë nga fshati dhe takova persona të rinj. Folëm për tema të ndryshme - si të jemi më aktivë, përse është me rëndësi të mësojmë, në vend që të martohemi që në një moshë fare të re. Të gjitha këto e detyrojnë njeriun me të vërtetë të mendohet dhe të shikojë me pozitivizëm drejt së ardhmes. Mua personalisht arsimi më motivon dhe prandaj vendosa të mësojqë të mund të realizohem.”

Kohët e fundit Bozhidari ka marrë përsipër edhe një detyrë tjetër të re– ti bindë romët të lajnë vazhdimisht duart e veta dhe të mos të dalin nga shtëpitë e tyre, derisa zgjat kërcënimi i koronavirusit. Dhe thotë se rezultat ka jo vetëm me higjienën - “Prindërit nuk i lënë fëmijët e vet të dalin jashtë, sepse kanë frikë”,shton ai.

Por, cila është ajo që i mban ata në geton e tyre dhe se si mund të dalin prej saj?

“T’ju them të drejtën dhe unë nuk e di – pohon Bozhidari. Tani për tani unë jam i vetmi, i cili do që të dalë që këtu – të mund të integrohem dhe të bëhem një njeri i arsimuar. Sipas meje disa nga romët akoma jetojnë në shekullin e 20-të dhe nuk duan të arsimohen. Nuk e di se përse.”

Mjerisht mungesa e tolerancës, racizmi, paragjykimet po vazhdojnë të ngrihen si një mur betoni përpara njohjes së përbashkët dhe pranimit. Dhe etnosit bullgar tani po i nevojitet që të ecë nëpër pjesën e vet të rrugës – jo vetëm duke folur për tolerancë, por realisht dhe t’i pranojë romët në çdo një sferë të jetës.

“Bullgari fillimisht duhet ta njohë personalitetin e një romi - të njihet me të, që të kuptojë se çfarë njeriu është – thotë akoma Bozhidari. Sepse ne, romëve, fare nuk na është e vështirë të njihemi me njerëz të rinj dhe të miqësohemi. Por, duket se tek etnoset e tjerë veprojnë stereotipa si ai se romët janë vjedhës apo vrasës. Jo, ata nuk janë të tillë, por vetë qëndrimi ndaj tyre i detyron nganjëherë të kthehen në të tillë.”

Në një komunikim të thjeshtë çfarë gjëje më të mirë nga jetesa, shpirti dhe ndjeshmëria e vet mund të zbulojnë romët ?

“Shpirti rom është i hapur për të gjithë – përgjigjet Bozhidari. Vetë unë e ndaj historinë time me secilin – pa rëndësi nëse e njoh prej disa minutave. Dhe nuk më vjen turp prej kësaj. Kështu që, ne romët jemi me zemra të hapur, i duam njerëzit, na pëlqen të krijojmë miqësi, na pëlqen të tregojmë”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva​

Foto: arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në BE, shkalla e vdekshmërisë për shkak të një aksidenti kardiovaskular është më e larta në Bullgari

Çdo vit në BE ka më shumë se 6 milionë raste të reja dhe mbi 1.8 milionë vdekje që lidhen me sëmundjet kardiovaskulare, raporton BTA, duke cituar zëvendëskryeministren dhe ministren e punëve të jashtme në dorëheqje Maria Gabriel. Në një konferencë..

botuar më 24-03-28 11.23.PD

Mbi 900 fëmijë në vendin tonë janë në pritje të prindërve birësues, është dyfishuar numri i atyre që duan të birësojnë

Në fillim të këtij viti më shumë se 1600 familje kanë treguar gatishmëri për të birësuar një fëmijë dhe numri i fëmijëve për të cilët janë kërkuar birësues të përshtatshëm ka qenë pak më shumë se 900. Sipas të dhënave të Agjencisë së Ndihmës..

botuar më 24-03-28 8.54.PD
Doc. Iskren Ivanov

Doc. Iskren Ivanov: Bankierët kanë frikë se do të shpallen emrat e evropianëve me ndikim që ndihmuan dhe po e ndihmojnë Moskën

Një konsensus parimor se si të ndihmohet Ukraina për të blerë armë dhe municione - kjo është ajo që liderët evropianë arritën në Këshillin e fundit Evropian. Ose paratë të vijnë nga të ardhurat e grumbulluara nga asetet ruse të “ngrira” për..

botuar më 24-03-27 7.55.MD