Qendra evropiane e futbollit UEFA përcaktoi data të reja për ndeshjet e fazës “play off” për klasifikim në finalet evropiane të futbollit.
Sipas programit të ri ndeshja mes Bullgarisë dhe Hungarisë duhet të zhvillohet më 4 korrik në stadiumin “Vasill Levski” në Sofje.
Po të arrijë sukses Bullgaria do të klasifikohet për “play off”-in final, i cili është shtyrë në datën 9 korrik. Në këtë ndeshje kombëtarja bullgare përsëri do të jetë mikpritësja, kurse rivalja e saj do të jetë skuadra fituese e ndeshjes mes Islandës dhe Rumanisë.
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..