Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Speleologu Atanas Rusev: Kur kriza trokas në derë duhet të jemi të bashkuar që të dalim prej saj

Në Qyteti Pernik ka regjim të ujit që nga 18 nëntori e këtej. Sipas grafikut të fundit banorët kanë ujë nga 10 orë brenda 24 orëve.

Niveli i liqenit artificial “Studena” i cili furnizon tërë qytetin dhe fshatrat përreth me ujë uli deri në minimumin kritik në nëntor të vitit të kaluar. Kjo u bë shkak për një krizë me ujin për 100 mijë banorët e qytetit Pernik pikërisht gjatë dimrit kur shirat bien rrallë, ndërsa shkrirja e dëborës pritet që në pranverë. E gjithë kjo imponoi vendosjen e regjimit të ujit. Ndërkohë qeveria mori vendim për ndërtimin e një tubacioni për furnizimin alternativ të qytetit me ujë. Impianti i cili është me gjatësi 13.5 kilometra dhe kushton 20 milion leva, tani po testohet.

"Kriza në qytetin Pernik mund të zgjidhet!" – tha speleologu Atanas Rusev. Që prej dekadash ai studion rajonin karstik në afërsi të fshatit Bosnek që shtrihet në krahinën e qytetit Pernik. Prej kohe ai ka ide për të optimizuar burimet ekzistuese në rezervuarin ku mblidhet uji për tërë krahinën – liqenin artificial “Studena”.

Menjëherë pasi mori lejen nga Ministria e Zhvillimit Regjional për realizimin e idesë, Atanas Rusevi bashkë me ekip kolegësh ngjitën në malin Vitosha ku zbuluan një kapje të paligjshme të ujit nga ku devijoheshin sasi të mëdha, nja nga 200-300 litra ujë për sekondë. Kështu me punën e Rusevit dhe vullnetarëve speleologëuji rrjedh prapë te liqeni artificial “Studena”.

Indinjuar nga veprimet e paligjshme të njerëzve të paskrupull  të cilët tekstualisht “vjedhin” ujin e liqenit, për më tepër në kohën e krizës, Atanas Rusevi ngul këmbë që të ketë jo vetëm kontroll por edhe ndëshkime më të rrepta për fajtorët.

Më se tre muaj punojmë dhe shikojmë të dhënat e reja për rrjedhjen te penda “Studena”. Nivelet janë të reja dhe të dhënat janë shpresëdhënëse. Çdo ditë kontrollojmë situatën dhe shikojmë se sasi të mëdha uji derdhen në pendë. Pasi paraqitëm qëndrimin tonë prej eksperti regjimi i ujit në qytetin Pernik u lehtësua dhe tendenca është që ai të hiqet së shpejti. Që prej 30 vitesh nuk shfaqet kujdes ndaj Kanalit Ujor Palakrijski. Ato janë impiante shumë të mira të projektuara dhe të ndërtuara nga inxhinierë bullgarë. Mirëpo, ato kërkojnë një mirëmbajtje të rregullt. Menaxhimi i keq dhe gabimet njerëzore janë shkaqet për regjimin e ujit në qytetin Pernik dhe në fshatrat përreth."

Sipas speleologut Atanas Rusev rezervuarët e ujit kërkojnë një mirëmbajtje të përhershme.

"Lumi Struma e ka gërryer udhën te fshatrat Bosnek dhe Çujpetlovo (vendbanimi i parë përmes të cilit kalon lumi). Në se aty nuk do të ndërmerren masa udha lidhëse midis këtyre dy fshatrave në malin Vitosha do të shkatërrohet dhe do të sjell dëme të mëdha. Kërkohet një mirëmbajtje e përherëshme e resurseve ujore dhe menaxhimi i tyre i arsyeshëm. Kjo mungonte deri tashti. Më bënë përshtypje të keq që njerëzit edhe tashti në krizën me koronavirusin mendojnë si të bëjnë biznes, si të fitojnë, në vend të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndihmojnë për daljen më të shpejtë nga situata. Përderisa nuk do të ndryshojmë mënyrën e të menduarit tonë, nuk do të jemi forcë të qëndrojmë përballë fatkeqësive. Duhet të jemi të bashkuar dhe të mos mendojmë për fitimin e vet dhe sesi të pasurohemi sa më shpejtë. Duhet të mendojnë sesi të gjithë të jenë mirë, të jenë me shëndet të plotë dhe të jetojnë normalisht."

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: mrrb.bg, arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Medalje argjendi për Bullgarinë nga Olimpiada e Shkencave Eksperimentale

Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..

botuar më 24-04-16 2.38.MD

Cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë të huajt për të punuar në Bullgari?

Jetojmë në kohë dinamike, në të cilat kufijtë midis vendeve po zbehen gradualisht dhe njerëzit kërkojnë mundësi për realizim në cepa të ndryshme të botës. Bullgarët provojnë fatin jashtë vendit, ndërsa të huajt zgjedhin të vendosen në Bullgari për të..

botuar më 24-04-15 7.30.PD

Mbështetja joadekuate bën që bletarët të heqin dorë nga bletaria

Vdekshmëria e bletëve këtë dimër ishte vetëm 2-3 për qind për shkak të kushteve të mira të motit. Megjithatë, problemet me të cilat ballafaqohet sektori “Bletari” çojnë në tërheqjen e të punësuarve në degë, njofton korrespondentja e BNR në Dobriç,..

botuar më 24-04-14 9.55.PD