Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkimi Evropian hap negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut

Foto: informo.bg

Ministrat e punëve të jashtme dhe të çështjeve evropiane të shteteve anëtare të BE-së vendosën të hapin negociatat me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me Shqipërinë në dritën e avancimit të të dy shteteve dhe të plotësimit të rekomandimeve në raportet e ndërmjetme të BE-së. 

Ministrat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme kuvenduan nëpërmjet një video lidhjeje, prandaj vendimi do të formulohet më 25 mars, njoftoi Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme. 

Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor është prioritet i politikës së jashtme të qeverisë bullgare që prej kohe, sepse nuk është e mundshme që Bullgaria të jetë një shtet prosperues, në se fqinjët e saj nuk avancojnë, thekson Ministria e Jashtme.


Më shumë nga rubrika

Вашингтон, 28 март 2020 г.

Policë bullgarë në linjën e pare të betejës me COVID-19 në SHBA

Policë bullgarë në linjën e pare të betejës me COVID-19 në SHBA 30 policë me prejardhje bullgare punojnë në Çikago dhe në shtete të tjera amerikane për ruajtjen e rendit në situatën e përhapjes së koronavirusit. Para pak kohe ata u bashkuan..

botuar më 20-03-28 12.15.MD

Njerëzit e konfirmuar me COVID-19 në Bullgari tashmë janë 313

Numri i përbashkët i njerëzve të infektuar me koronavirus aktualisht është 313 . Këtë e njoftoi shefi i Shtabit operativ për kundërvënien e COVID-19 prof. Vencisllav Mutafçijski. Ratstet e reja për 24 orët e fundit janë 37. Njerëzit e prekur nga..

rinovuar më 20-03-28 12.05.MD

Parkimi në Sofje do të jetë falas deri më 12 prill

Nga Bashkia e Kryeqytetit shtyjnë afatin për parkim pa pagesë deri më 12 prill. Vendet e parkimit në zonën “blu” dhe atë “të gjelbër” do të përdoren falas. Kjo është një masë për inkurajimin e përdorimit të automjeteve private në vend të..

botuar më 20-03-28 11.54.PD