Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po diskutohet ulja e çmimit të gazit mbi 40%

Nikollaj Pavllov - "Bulgargaz"
Foto: BGNES - arkiv

Çmimi i gazit natyror mund të ulet më shumë se 40% e parashikuara, tha drejtori ekzekutiv i furnizuesit publik të gazit natyror në Bullgari “Bulgargaz” Nikollaj Pavllov. 

Për shkak të çmimit të ulët të gazit që nga prilli pritet se do të paguajmë më pak dhe për ngrohjen qendrore – nga 8% deri më 25% për qytetet e ndryshme të Bullgarisë. Ndryshime në çmimin e korrentit nuk do të ketë. Vendimi përfundimtar do të merret në fund të këtij muaji.

Këto ndryshime janë lidhur me çmimet më të ulëta, për të cilat ranë dakord kompania ruse “Gazprom” dhe pala bullgare.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristo Prodanov

40 vjet nga ngjitja e parë bullgare në Everest

Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..

botuar më 24-04-20 6.25.PD

Pjesëmarrës nga 20 vende në Sofia Karate Open 2024 për Kupën e Presidentit

Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..

botuar më 24-04-20 5.20.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..

botuar më 24-04-19 7.35.MD