Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

COVID-19 në Bullgari: Dita 21

Foto: BGNES

Ka te infektuar të rinj me COVID-19 në Bullgari, 6 janë të vdekurit

Numri i njerëzve të prekur nga virusi i ri në Bullgari në orën 17.00 më 28 mars është 331 veta, informoi udhëheqësi i shtabit kombëtar për koronavirusin gjeneral major Vencisllav Mutafçijski. Tashmë ka 6 të vdekur, 9 janë njerëzit e shëruar. Me qëllim parandalimin e koronavirusit, shtabi operativ shpalli se do të organizojë nga një brifing në ditë, jo siç ishte deri tani – nga dy. Brifingu për mediat do të zhvillohet në orën 17:00 sipas orës lokale në Bullgari.

Bullgaria jepet si shembull për masat kundër pandemisë

Kryeminisri Bojko Borisov tha në brifing në Këshillin e Ministrave se deri tani Bullgaria jepet si shembull për këtë se si duhet vepruar në mënyrë të saktë dhe adekuate në kushtet e epidemisë. “Miku im Boris Johnson më tha se nuk duhet të ketë karantinë”, tha ai dhe komentoi se ky ka qenë një vendim i mirë. Sipas tij duhet të ketë veprime të bashkërenduara evropiane në këtë krizë, sepse pasi e kapërcejmë do të kemi nevojë për para për rivendosjen e ekonomisë. “Më e rëndësishmja pas krizës është t’i rruajmë vendet e punës në mënyrë që ndërmarrjet të fillojnë punë menjëherë pas krizës” – ishte kategorik Kryeministri.

Pyetja kryesore është sa do të vazhdojë kriza: “Bota ka para për rreth 3 muaj, por në se kriza zgjat më shumë, atëherë nuk do të dimë se si t’i organizojmë paratë në kohë” – komentoi Borisovi dhe shtoi se e rëndësishmja është që të sigurohen mjetet për njerëzit në linjën e parë në betejën kundër koronavirusit

Pranë Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri po krijohet një shtab me vullnetarë, në të cilin tashmë janë përfshirë 3000 veta. Ata do të kenë detyra të ndryshme të lidhura me dezinfektimin e hapësirave publike apo me ndihmë për njerëzit e moshuarit apo të sëmurë.

Shteti do të kompensojë të gjithë punëdhënësit me humbje mbi 20%

Partnerët në Këshillin Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh arritën mirëkuptim për skemën e propozuar nga qeveria për kompensimin e bizneseve, të cilat janë prekur nga masat kundër koronarirusit me qëllim ruajtjen e vendeve të punës. Këshilli mblodhi në një tryezë përfaqësuesit e sindikatave, qeverisë dhe biznesit dhe ata u dakorduan që të gjithë punëdhënësit do të mund të përdorin këto kompensime. Ndihmë do të marrin si bizneset e mbyllura për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, ashtu dhe kompanitë, të cilat mund të provojnë rënien e të ardhurave të tyre të paktën 20%.Sipas kësaj skeme shteti do të paguajë 60% prej rrogave të punëtorëve në firmat e prekura.

Prognozojnë uljen e çmimeve të ushqimeve dhe vështirësi për bankat

Rritja e kërkimit të ushqimeve që nga fillimi i epidemisë së COVID-19 do të çojë në kërkim më të ulët dhe prandaj tregtarët do të jenë të detyruar të ulin çmimet për t’i shituar mallrat – prognozoi në intervistë për Televizionin Kombëtar Bullgar drejtori i Bursës së Mallrave të Sofjes Vasill Simov. Ndërkohë bankieri Levon Hamparcumjan parashikon se viti do të jetë i vështirë për bankat dhe për klientët e tyre. Sipas tij rekomandimi i Bankës Qendrore Evropiane për liberalizimin e rregullave për dhënien e kredive nuk do të thotë se kreditë duhet të jepen më lehtë, por se ka nevojë për fleksibilitet dhe vlerësim të mirë të rrezikut. Ai prognozoi dhe rritje në shitjet online në vend të pagimeve me para në dorë.

Provimet pranuese universitare tashmë zhvillohen online

Në situatën e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të epidemisë me COVID-19 Universiteti Teknik në Sofje për herë të parë zhvilloi online provim pranues të matematikës për maturantët, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet e larta në këtë universitet. Provimi ishte ndarë në dy pjesa nga 120 minuta me një pushim 15-minutash. Secili maturant zhvilloi lidhje video me mbikëqyrësin e vet. Provimi tjetër paraprak, i cili do të organizohet në këtë mënyrë është planifikuar për datën 11 prill.

Mund të ndiqni informacionet më të rëndësishme të lidhura me COVID-19 në Bullgari në seksionin tonë të posaçëm në gjuhën shqipe.

Informacion aktual për koronavirusin dhe për masat parandaluese në Bullgari do të gjeni në akoma nëntë gjuhë – në seksionet e gjuhëve të huaja të Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristo Prodanov

40 vjet nga ngjitja e parë bullgare në Everest

Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..

botuar më 24-04-20 6.25.PD

Pjesëmarrës nga 20 vende në Sofia Karate Open 2024 për Kupën e Presidentit

Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..

botuar më 24-04-20 5.20.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..

botuar më 24-04-19 7.35.MD