Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si do të jetë Evropa pas epidemisë dhe krizës?

Foto: Shutterstock

Kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve Frankofonë në Bullgari, Maria Dimitrova - Pichot komentoi për Radio Bullgarinë nga epiqendra e epidemisë në Paris.

Në fillim të 2020-ës askush në planet nuk e kishte menduar se viti i brishtë do të na sillte një sfidë kaq të rëndë. Gjatë shekujve njeriu ka përjetuar sëmundje të rënda si murtaja, lebra, kolera, lia dhe askush prej nesh nuk kishte menduar se një virus i ri mund të ndryshojë tërësisht të përditshmen tonë. Kur në Kinë alarmuan për këtë rrezik shumica e evropianëve bile nuk mendonin se rreziku do të kalonte kaq shpejtë dhe lehtë kufijtë. Koronavirusi u përhap në pothuaj të gjithë botën dhe madje skeptikët më të mëdhenj, të cilët në fillim e krahasonin sëmundjen me gripin sezonal, mbetën pa argumente. Kurse vendet, të cilat nuk dëshironin të pengonin zhvillimin e ekonomive të tyre, gjetën veten të papërgatitura për ashpërsinë e epidemisë.

Si Evropa i dhuron dështimet?

„Bota perëndimore nuk ka përjetuar kriza serioze kohët e fundit dhe reflekset e saj për rrezikun nuk funksionojnë siç duhet, - thotë gazetarja Maria Dimitrova - Pichot, e cila në vazhdim të shumë viteve ishte pjesë e ekipit të Radio Bullgarisë. Aktualsisht ajo i ndjek drejtpërsëdrejti ngjarjet në Francë.

"Shtetet e ndryshme evropiane kanë strategji të ndryshme për përballimin e epidemisë. Por të gjithat ishin të papërgatitura. Ndoshta më e përgatitur ishte Gjermania.Më kujtohet një shembull anekdotik se si para tri vjetësh Angela Merkel paralajmëroi gjermanët që të përgatitin në shtëpitë e tyre produkte të mjaftueshme për të përjetuar tre muaj dhe kjo ishte në lidhje me rrezikun për konflikt luftarak. Evropianët patën përvojë me infeksionet e koronavirusit si SARS, por këtë herë doli se janë plotësisht të papërgatitur dhe të varur nga Kina. Maskat për shembull prodhohen kryesisht në vendin aziatik, po kështu dhe aparaturat mjekësore dhe produktet e konsumit. Tani Franca planifikon të hapë një uzinë të madhe që në të kaluarën prodhonte maska mjekësore, por që ishte mbyllur për shkak të mungesës së rentabilitetit. Gjatë vizitës në të Presidenti Macron theksoi se shtetet evropiane duhet të ndërtojnë pavarësinë e tyre ekonomike në kuadrin e Bashkimit Evropian

Dhe derisa statistika në Itali, Francë dhe Spanjë është e trishtueshme me shifra frikësuese të viktimave të epidemisë, Anglia, Holanda dhe Suedia refuzojnë të ndalojnë prodhimet e tyre dhe vendosin vetëm masa që kufizojnë kontaktet. Në seancën e Këshillit Evropian më 26 mars mospërputhjet në pozitat e Veriut dhe Jugut u bënë mjaftë të dukshme edhe sa u përket masave të përbashkëta për kapërcimin e krizës. Thirrjet e Kryeministrit spanjoll Pedro Sanches për solidaritet dhe për hartimin e planit të ri “Marshall” për rivendosjen e ekonomisë nuk u pranuan nga Gjermania, Austria, Holanda dhe Finlanda.

Nga pikëpamja globale ekspertët e OKB-së prognozojnë se mbi 25 miliona veta në botë do të mbeten pa punë, por nuk ka parashikime për këtë sa njerëz do të mbijetojnë virusin, i cili deri tani mori jetën e 30 mijë evropianëve.

"Dhe këtu vjen pyetja e rëndësishme – sa mund të vazhdojnë kufizimet me qëllim izolimi dhe a mund të lihet ekonomia pa aparat frymëmarrjeje", thotë Maria Dimitrova-Pichot dhe shton: “Kriza me siguri do të jetë një goditje e fortë mbi tërë modelin e ekzistencës sonë”.

"Unë personalisht kam frikë për këtë se organizatat patriotike do të fitojnë shumë përkrahës dhe kjo do të shkatërrojë Bashkimin Evropian. Njerëzit në Evropë janë të zemëruar sepse epidemia erdhi në një moment, në të cilin ishim të papërgatitur. Tani duhet të rimendojmë dhe të rivlerësojmë të gjitha gjërat e lidhura me pushtetin dhe mënyrën, në të cilën po funksionon bota. Vetë Macroni ka të ngjarë të largohet nga posti për shkak të krizës. Nga ana tjetër, Kina për një kohë të gjatë nuk ka ofruar informacion të saktë për përhapjen e koronavirusit, prandaj dhe bota nuk ishte paralajmëruar në kohën e duhur. Është normale dhe kjo se njerëzit nuk mendojnë mjaftë seriozisht për gjërat e këqija derisa ato nuk i prekin drejtpërsëdrejti. Shpresoj se të paktën do të rimendojmë vlerat tona. Shpresoj se njerëzimi do të dalë nga situata më i mençur”.

Sa i përket Bullgarisë gazetarja prognozon se njerëzit tek ne do ta përballojmë situatën në mënyrë më të suksesshme dhe përhapja e virusit do të jetë më e kufizuar.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia nuk është e kënaqur me rekomandimin që Kosova të pranohet anëtare e APKE-së Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) ka dhënë opinion pozitiv për aplikimin e Kosovës për..

botuar më 24-03-29 2.34.MD

Anëtarësimi i Bullgarisë në NATO - 20 vjet më vonë

Sot mbushen saktësisht 20 vjet që kur Bullgaria u bë anëtare e plotë e NATO-s. Dhe nëse vendimi do të merrej sërish sot, 56% e bullgarëve do të votonin që vendi ynë të mbetet anëtar i Aleancës, ndërsa 28% janë të mendimit se duhet të jetë jashtë paktit...

botuar më 24-03-29 6.00.PD
Automjeti luftarak i këmbësorisë amerikane

Kontroll i BNR-së: A po transportohen tanqe përmes territorit tonë në Ukrainë?

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, lëvizja e pajisjeve ushtarake në territorin e Bullgarisë shpesh ka shkaktuar komente dhe deklarata në hapësirën online, lidhur me shqetësimet për përfshirjen e Bullgarisë në veprimet ushtarake. Një vit më parë, për..

botuar më 24-03-27 7.20.PD