Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Histori nga rajonet e ndryshme të Bullgarisë – pjesa 5

Rajonet Bullgare nuk mund të zhvillohen në mënyrë të barabartë artificialisht

Në një varg materialesh Radio Bullgaria përqendroi vëmendjen mbi problemet dhe përparësitë ekonomike të rajoneve bullgare me ekonomi të planifikuar. Duke lëvizur në drejtim të akrepave të orës nga Rajoni Veriperëndimor, përmes Rajoneve Verior Qendror, Verilindor dhe Juglindor, analiza e ekonomistit Adrian Nikollov nga Instituti i Ekonomisë së Tregutarriti te zona kryesore ekonomike në vend – Rajoni Qendror Jugor.

Tri nga krahinat administrative në këtë regjion kufizojnë me Greqinë, ndërsa krahina e qytetit Haskovo – me Turqinë. Në rajon është qyteti i dytë për nga madhësia në Bullgari – Pllovdiv. Pranë tij kalojnë arterie kryesore rrugore jo vetëm për vendin, por edhe për Evropën si autostrada “Trakia” (nga Deti i Zi deri në Sofje – pjesë e Korridorit Transportues Panevropian 8) dhe autostrada “Marica” (nga Turqia për në Evropën Qendrore, pjesë e rrugës ndërkombëtare E80).

“Qendra e Jugut është qyteti Pllovdiv dhe krahina e tij. Ky është rajoni jashtë Sofjes i cili tërhoqi më shumë investime të huaja në industri. Aty u përqendruan prodhime të reja me vlerë më të lartë të shtuar. Investitorët filluan të flasin për mungesën e krahut të punës, për tërheqjen e punëtorëve nga qytetet përreth si Pazarxhik dhe Haskovo” – thekson ekonomisti dhe sjell një shembull interesant lidhur me arsimin në këtë pjesë të Bullgarisë.

“Analizat regjionale që realizojmë tregojnë, se një nga kampionët në arsimin shkollor është qyteti Smoljan në malin Rodopa. Nëpërmjet tërheqjes së mësuesve të mirë dhe investimeve në arsimin shkollor, autoritetet vendore sigurojnë që nxënësit të frekuentojnë shkollat rregullisht dhe të tregojnë rezultate të shkëlqyeshme në provimet kombëtare të maturave. Aty është edhe kuota më e lartë e nxënësve të cilët vazhdojnë studimet në shkollat e larta.

Rajoni Jugperëndimor në pjesën midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut sikur mbetet nën hijen e Sofjes. Sidomos pasi autostrada “Struma”, e cila çon për në Greqi, shkurtoi rrugën deri në qytetin krahinor Bllagoevgrad.

“Në këtë qytet vitet e fundit shihen dy tendenca negative. Shpërbërja e industrisë së prodhimit të duhanit u bë shkak për zhdukjen e disa mijë vendeve të punës. Në këtë rajon rol të rëndësishëm luan industria e tekstileve. Mirëpo, ajo është me vlerë të ulët të shtuar dhe nuk arrin të sigurojë standard të lartë jetik. Në këtë rajon është qyteti dhe krahina e Kjustendilit. Karakteristika aty është popullsi në pleqërim, papunësi të lartë dhe biznes pak të zhvilluar.

Kryeqyteti Sofja është një zonë me vete ekonomike.

“Qyteti Sofja është një ekonomi që zhvillohet vet – thekson Adrian Nikollov. – Vitet e fundit shihet një zgjerim i autosorsingut dhe teknologjive të informacionit dhe të komunikacionit. Krahas kësaj në Sofje  - krahinë shihet një zhvillim i fuqishëm industrial. Sofja dhe rajoni përreth konsiderohen njësi të veçanta ekonomike, megjithëqë ato janë të lidhur ngushtë. Në Sofje – krahinë janë disa prej ndërmarrjeve më të fuqishme industriale dhe kompani të minierave. Aty është edhe firma më e madhe në Bullgari e cila u siguron banorëve të disa bashkive të vogla rrogat më të larta në vend.

Përsa i përket zhvillimit jo të barabartë të krahinave të veçanta të Bullgarisë Adrian Nikollovi thekson:

“Nuk është e domosdoshme që Bullgaria të zhvillohet vetëm në një drejtim dhe me ritme të barabarta. Për të ecur përpara janë të domosdoshme si reforma administrative, ashtu edhe ajo tatimore, ndërsa rajonet më të vogla duhet të përpiqen të realizojnë potencialin e vet.”

Intervista me ekonomistin Adrian Nikollov u realizua në fillim të pandemisë COVID-19. Mirëpo të dhënat ekonomike dhe statistikore për zhvillimin e rajoneve mbeten të qëndrueshme si tendencë. Domosdoshmëria e ndryshimeve në politikën regjionale bullgare gjithashtu. Kriza e cila do të pësojë koronavirusin mund të bëhet katalizatori për reformat e domosdoshme.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Deri në 7000 euro është ndihma e njëhershme për bujqit për shkak të Covid-19

Bullgaria kërkoi nga BE-ja që ndihma t’u jepet bujqve në bazë të të gjitha shpenzimeve të tyre suplementare për shkak të koronavirusit për tokat e punueshme dhe për krerë kafshe. Komisioni Evropian e refuzoi këtë propozim duke vendosur që..

botuar më 20-07-04 10.53.PD
Tomisllav Donçev

Deri në shtator Bullgaria duhet të caktojë prioritetet e veta për rimëkëmbje pas krizës së Covid-19

Për periudhën e ardhshme programore të BE-së Bullgaria mund të ketë akses në resurs financiar prej më shumë se 29 mlrd eurosh. Për këtë qëllim deri në shtator vendi ynë duhet të caktojë sektorët prioritarë dhe mekanizmat e financimit. Afati do të jetë..

botuar më 20-07-03 11.14.PD

Një investitor çek pronësoi pjesë në Bankën e Parë të Investimeve

Valea Foundation e sipërmarrësit çek Karel Komarek u përfshi në rritjen e kapitalit të Bankës së Parë të Investimeve – Fibank. Fondi u bë pronar i 7,9% prej aksioneve të bankës private bullgare. Banka Bullgare për Zhvillim bleu pak më shumë se 18%...

botuar më 20-07-02 6.48.MD