Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Drejtim i ri në zhvillimin e bujqësisë bullgare për shkak të koronavirusit

Foto: BGNES

Prodhuesit bullgarë të drithërave janë të shqetësuar për prodhimin e tyre sepse ai gjen treg kryesisht jashtë shtetit. Dhe në se epidemia e COVID-19 do zmadhohet, kjo mund të bëhet pengesë që rendimentet e sivjetshëm të drithërave të eksportohen deri te klientët e tyre në botë.

Sigurimi i tregjeve, i sasisë së domosdoshme të drithërave me cilësi janë ndër prioritetet kryesore të prodhuesve bujqësorë edhe gjatë këtij viti megjithë kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. Këtë e tha Cvetan Berberov kryetar i bashkimit trak të prodhuesve të drithërave para stacionit regjional Stara Zagora të Radios Kombëtare Bullgare. “Është fakt se gruri, elbi, kolza, luledielli janë kultura bujqësore të cilat eksportohen, sepse tregu bullgar është i vogël”, theksoi ai.

Fushata pranverore e mbjelljes së lulediellit, misrit dhe kulturave të tjera të vonshme filloi me ritme të mira dhe me kohë. Pritet që të mbjellat e grurit, elbit dhe kolzës të jenë në gjendje të mirë për shkak të reshjeve gjatë marsit. Megjithëkëtë shqetësimet më të mëdha muajit e ardhshëm do të jenë me mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të njerëzve kështu që të jenë në gjendje të plotësojnë detyrimet e tyre.

Shqetësimi vjen nga fakti se secili është specialist në operacionet e veçanta dhe në se ndonjëri do të sëmuret atëherë duhet të ndryshohet tërë procesi i punës – thekson Cvetan Berberov. – Si prodhues dhe shtetas jemi për respektimin e rregullave dhe normave. Si kudo mbajmë maska, dezinfektojmë periodikisht dhe jemi të bindur, se izolimi social është varianti më i mirë. Por është e vështirë.

Doli se për shkak të qëndrimit më të gjatë në shtëpi për arsye të izolimit social dhe karantinës, konsumimi i ushqimeve po shtohet, dhe duket një nevojë të madhe për perime dhe fruta. Kjo sipas specialistit duhet të japë orientime të reja të prodhuesve bujqësorë, ndërsa shteti të mendojë të ndihmojë prodhimin vendor.

Redaktor: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Radev

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë jo më 1 janar, por më vonë në vitin 2025

Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..

botuar më 24-04-18 11.43.PD

Kabineti teknik vazhdon rrugën e Bullgarisë drejt Eurozonës

“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..

botuar më 24-04-16 10.45.PD
Kristalina Georgieva

FMN riemëroi Kristalina Georgieva si drejtoreshë menaxhuese

Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..

botuar më 24-04-13 12.54.MD