Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Samiti BE – Ballkani Perëndimor shtyhet për shkak të Covid-19

Me qëllim kufizimin e përhapjes së pandemisë së Covid-19 Presidenca kroate e BE-së vendosi që të shtyjë të gjitha takimet dhe konferencat joformale të planifikuara deri në 15 maj. I tillë është edhe takimi i nivelit të lartë BE-Ballkani Perëndimor, që duhej të zhvillohej në Zagreb më 7 maj. Në qershor do të shpallet data e re e samitit.


Turqia është vendi ballkanik me më shumë të infektuar me Covid-19

Foto: BTA

Numri i të vdekurve nga Covid-19 në Turqi tejkaloi 800 veta. Të regjistruarit janë rreth 39 000 që e vendos fqinjin tonë jugor në vend të parë në Gadishullin Ballkanik. Mbi 1800 veta janë shëruar. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend janë testuar 25 000 veta. Presidenti turk Rexhep Erdogan u bëri thirrje të moshuarve për t’u mbetur në shtëpi.


25 për qind e të infektuarve në Rumani janë punonjës shëndetësorë

Foto: BTA

25 për qind prej gjithsej 4 800 rumunësh të infektuar me Covid-19, janë punonjës shëndetësorë, bëri të ditur Federata Rumune e Solidaritetit Shëndetësor. Para dy ditësh u shpall viktima e parë nga personeli mjekësor – një nëpunës i Qendrës për Ndihmë Urgjente në qytetin Suceava. Duke e krahasuar situatën në Rumani me atë në Bullgari, e cila është në fund të klasifikimit për nga numri i të infektuarve, agjencia rumune “Mediafax” thekson masat adekuate të qeverisë bullgare, si dhe faktin se para pandemisë së koronavirusit shkollat në Bullgari ishin mbyllur për shkak të gripit.  


Dhjetëra ushtarakë në Serbi janë infektuar me Covid-19

Foto: BTA

Dhjetëra anëtarë të Brigadës së Parë të Ushtrisë Serbe të angazhuar me pritjen e bashkatdhetarëve serbë që kthehen nga jashtë janë infektuar me koronavirusin, bëri të ditur Presidenti Aleksandër Vuçiç. Sipas fjalëve të tij situata do të ishte shumë më e rëndë pa ndihmën e ushtarakëve. Para rreth dhjetë ditësh Organizata Profesionale e Ushtarakëve në Serbi paralajmëroi se anëtarët e ushtrisë serbe ankohen për mungesën e mjeteve mbrojtëse. Të infektuarit me Covid-19 në vend janë rreth 2700 veta, ndërsa mbi 60 veta janë vdekur.  


Kroacia ka nevojë për 10 mlrd dollarë, që të rimëkëmbet

Foto: BGNES

Kroacia do të ketë nevojë për rreth 10 mlrd dollarë gjatë disa muajve në vijim, që të financojë masat për luftimin e krizës së shkaktuar nga COVID-19, bëri të ditur Ministri serb i Financave Zdravko Mariç. Qeveria tashmë ka marrë disa masa në përkrahje të ekonomisë, përfshi këtu heqjen e taksave tatimore, ose shtyrjen e tyre. Shteti do të paguajë gjithashtu një pjesë të pagave të punonjësve që janë në gjendje më të vështirësuar për shkak të krizës. Po mendohet edhe për pakësimin e pagave në sektorin publik. 


Kosova shpalli gatishmëri për ta vazhduar dialogun me Serbinë, por jo me çdo kusht

Foto: BGNES

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka ripohuar para të dërguarit të posaçëm të BE-së Miroslav Lajčák angazhimin e vet për ta rifilluar dialogun me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve. Në një letër dërguar Lajčákut Kurti tregon se procesi duhet të jetë i shoqëruar me një “pako politike, ekonomike dhe financiare”, e cila ta përshpejtojë konvergjencën e standardit të jetesës në dy vendet dhe integrimin e tyre në BE” . Mirëpo, ai ka paralajmëruar se nuk do të shqyrtohen çështje të cilat u përkasin sovranitetit, tërësisë territoriale dhe punëve të brendshme. Javën e kaluar Kosova hoqi taksën 100% mbi importin nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina, të cilat i imponoi në nëntor, për shkak të provave të Beogradit për ta bllokuar anëtarësinë e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD

50 vjet nga shpikja bullgare e laserit të avullit të bromurit të bakrit

Më 24 prill, Instituti i Fizikës së Trupit të Ngurtë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 50 vjet nga shpikja e laserit të avullit të bromurit të bakrit. Ky laser është një shpikje bullgare, e vënë në punë për herë të parë nga..

botuar më 24-04-24 6.10.PD