Këngëtarja e njohur bullgare e operës Aleksandrina Pendaçanska për dritën në shpirtrat tona

Foto: arkiv personal

Këngëtarja jonë e njohur e operës Aleksandrina Pendaçanska që prej vitesh gëzon famë botërore. Kritikët muzikorë në botë nuk i kursejnë komplimentet e veta për interpretimet e saj të mrekullueshme. Aleksandrina banon bashkë me familjen e saj kryesisht në Paris, por gjithmonë ka thënë se nuk mund ta përfytyrojë jetën e vet pa “ajrin e Sofjes” dhe vendet e saj të dashura në Bullgari. Zakonisht arrin të gjejë kohë, megjithë angazhimet e saj të shumta, që ta vizitojë qytetin e lindjes dhe të takohet me të afërmit dhe miqtë. Kështu ajo e priti krizën e tanishme në shtëpinë e saj në Sofje: “Erdha në Bullgari për disa ditë, por mu atëherë shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, anuluan të gjitha shfaqjet e mia dhe unë mbeta në shtëpi. Në fakt jam e lumtur...”

“Jeta jonë ndryshoi rrënjësisht dhe kuptuam se sa mirë mund të jetojmë me shumë pak gjëra. Për mua ky është një ndryshim shumë i bukur, një qetësim dhe rikthim në botën tonë të brendshme, tek vetevtetja, në shtëpinë tonë, tek njerëzit e dashur – thotë këngëtarja. – Ky është një rikthim edhe në kuptimin e tërthortë. Mendoj se e gjithë kjo nuk është e rastit dhe është mirë për zhvillimin e njerëzimit, sepse pas çdo krize ka rritje. Ky hap është i domosdoshëm, që të mund t’i japim një kuptim të ri rrugës sonë.Kjo që desha të kuptojmë në këtë moment është lidhja midis nesh në këtë planet, sa të varur jemi njëri me tjetrin dhe se sa e domosdoshme është që ta lejojmë dritën për të hyrë në shpirtrat tona dhe ta ndriçojë tërë botën, sepse drita e një njeriu do t’u sjellë dritë të gjithëve.Duhet tëkuptojmë një fakt të thjeshtë –se të gjithë ne, nga princat e kryeministrat e gjer tek të pastrehët jemi njerëz të zakonshëm, të cilët vuajnë nga sëmundje të njëjta, kanë gëzime të njëjta dhe frika të njëjta. Në të njëjtën kohë ne jemi një tërësi, e cila mund të luftojë probleme më të ndryshmedhe drita është ajo që mund të na ndihmojë.U urojë të gjithëve që “ky kthim në shtëpi” të jetë i plotëvlefshëm!Le ta përdorim këtë kohë në mënyrën sa më të mirë, të arrijmë në këndet më të thella të shpirtrave tona, t’i përqafojmë me dashuri të afërmit tanë. Në qoftë se çdonjëri prej nesh jep kontributin e vet, të gjithë do të jemi mirë. Le ta shfrytëzojmë këtë kohë me gëzim dhe mirënjohje, sepse nuk e kemi rastësisht!”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

Stojan Jorgov – mbledhësi i historive, i cili e shikon botën përmes objektivit fotografik

Stojan Jorgov zgjedh të prezantohet para publikut bullgar  me ngjyrat e gamës bardh e zi - ajo dritë e veçantë, nga e cila ajri i ngrohtë i shkretëtirës fillon të dridhet përpara syve të tu, kurse lëkura të rrëqethet nga flladi i kripur dhe i freskët i..

botuar më 20-07-03 1.07.MD

Dojçin Vlladimirov dhe “Princesha e Zezë “ nga ferma e tij për zambakë uji

Një ish ushtarak, hobi i të cilit është rritja e bimëve ekzotike, krijoi fermën e parë tek ne për zambakë uji. Ai kujdeset për 38 lloje të ndryshme të kësaj luleje në liqene të krijuara të posaçme për rritjen e tyre në një sipërfaqe prej 19 hektarëve..

botuar më 20-06-30 1.17.MD

Një bullgar është nominuar për listën botërore të biznes famës për vitin 2020

Sipërmarrësi social Boris Kolev është ndër 8 finalistët dhe është evropiani i vetëm i nominuar për Sallën Globale të Biznes Famës për vitin 2020. Ky është konkurs i një prej fondacioneve më të mëdha në sferën e biznesit sipërmarrës Junior Achievement...

botuar më 20-06-10 1.17.MD