Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbeten të paqarta e ardhmja e aviacionit dhe çmimet e biletave të avionëve

Foto: BGNES

Për shkak të pandemisë 80% prej avionëve aktualisht nuk fluturojnë dhe të gjitha kompanitë ajrore pasojnë humbje kolosale. Disa prej tyre tashmë falimentuan. Pikërisht qielli pa avionë provokoi bisedën me gazetarin Aleksandër Bogojavlenski* (Alexander Bogoyavlenski), i cili është specialist në fushën e aviacionit dhe pilot profesional.

Pastrimi i ajrit në avion është vetëm një pjesë e masave të parashikuara për shkak të pandemisë. Kompania ajrore kombëtare informoi se ajri, i cili hyn në kabinën e pasagjerëve në avionët e saj paraprakisht ngrohet deri më 200 gradë. A është e mjaftueshme kjo për të qenë të sigurt se virusi nuk mund të shpërndahet me anë të ajrit, të cilin pasagjerët thithin gjatë fluturimit?


„Të gjitha kompanitë e transportit ajror përdorin sisteme analogjike për pastrimin dhe furnizimin e ajrit në ambientin e pasagjerëve dhe ato varen nga lloji i avionit. Avionët kanë sisteme të ndryshme të kondicionimit, por të gjithët kanë të njëjtin parim të punës: pjesa më e madhe e ajrit nga kabina e pasagjerëve kthehet përsëri në të dhe rreth 20% prej tij pastrohet vazhdimisht, domethënë futet ajër i pastër nga jashtë, i cili shtohet tek ajri, i cili qarkullon në avion. Dhe ky proces përsëritet vazhdimisht. Çdo 2-3 minuta 20% prej ajrit në kabinën e pasagjerëve këmbehet me ajër të freskët na jashtë. Kjo do të thotë se për 15 minuta i gjithë ajri në kabinë rinovohet.“

Ka pak mundësi që sistemet e kondicionimit të bëhen arsyeja për përhapje në masë të sëmundjes, pavarësisht se kompanitë e mëdha tashmë pohuan se filtrat e kondicionerëve nuk ndërrohen mjaft shpesh.

„Ka më shumë të ngjarë që infektimi në aeroplan të bëhet për shkak të distancës së vogël fizike” – Komentoi Bogojavlenski.

Po diskutohen masa të ndryshme për rivendosjen e transportit ajror dhe për garantimin e distancës fizike të pasagjerëve.

Sa realiste është ideja të lënë bosh ndenjëset e mesit në avion?

„Pas të gjitha gjërave që tashmë pamë çdo gjë është e mundshme, por duhen marrë parasysh faktorë të ndryshëm. Në vend të parë në se qeveritë do të vendosin të imponojnë një masë të tillë, në vend të dytë, në se kompanitë e transportit ajror do të dëshirojnë ta respektojnë atë. Kompania më e madhe në Evropë shpalli do t’i lërë avionët e saj në tokë, në se duhet të respektojë një masë të tillë. Këto janë zgjidhje të përkohshme, të cilat mund të imponohen vetëm me masa më serioze qeveritare. Natyrisht, për kompanitë e transportit ajror kjo nuk është e leverdishme. Por ne nuk presim fluks të madh udhëtarësh gjatë disa muajve të para pas liberalizimit të masave. Kuptohet se vetë ekuipazhi duhet të kujdeset për këtë se ku do të ulen pasagjerët. “

Duke pasur parasysh sa të mëdha janë humbet financiare për kompanitë e transportit ajror, çfarë mund të presim sa u përket çmimeve të biletave?

„Aktualisht mund të themi se situata është më e mirë për kompanitë low-cost. Ata kanë shpenzime më të pakta, por kjo nuk do të thotë se do të ofrojnë bileta të lira. Këto kompani harxhojnë më pak në krahasim me transportuesit tradicionalë – duke llogaritur këtu shpenzimet për karburante, për transportimin e pasagjerëve, për shërbim, për mirëmbajtje e kështu me radhë.

Falë shpenzimeve të tyre të ulëta operative këto kompani mund të ofrojnë tarifa më të ulëta. Por po të rriten shpenzimet e tyre, atëherë biletat gjithashtu do të bëhen më të shtrenjta.

Pas përfundimit të krizës shumë prej transportuesve tradicionalë do të falimentojnë dhe në vendet e tyre do të duhet të vijnë kompani të tjera. Sfida tjetër për këtë sektor është tërheqja e pasagjerëve, duke ofruar mënyra të sigurta të fluturimit.

Unë pres se fillimisht çmimet do të jenë mjaftë atraktive, në mënyrë që të tërheqin udhëtuesit, pas kësaj mendoj se çmimet do të normalizohen, varësisht nga situata ekonomike.“


* Aleksandër Bogojavlenski ishte një nga zërat e BNR-së në vazhdim të 15 vjetësh. Pas kësaj karriera e tij e gazetarit vazhdoi në BBC dhe në radio “Evropa e Lirë”, ku aktualisht është autori i një rubrike kushtuar aviacionit. Paralelisht zhvillon dhe karrierën e vet të pilotit profesional të avionëve për transportimin e pasagjerëve dhe mallrave.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: BGNES, arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Deri në 7000 euro është ndihma e njëhershme për bujqit për shkak të Covid-19

Bullgaria kërkoi nga BE-ja që ndihma t’u jepet bujqve në bazë të të gjitha shpenzimeve të tyre suplementare për shkak të koronavirusit për tokat e punueshme dhe për krerë kafshe. Komisioni Evropian e refuzoi këtë propozim duke vendosur që..

botuar më 20-07-04 10.53.PD
Tomisllav Donçev

Deri në shtator Bullgaria duhet të caktojë prioritetet e veta për rimëkëmbje pas krizës së Covid-19

Për periudhën e ardhshme programore të BE-së Bullgaria mund të ketë akses në resurs financiar prej më shumë se 29 mlrd eurosh. Për këtë qëllim deri në shtator vendi ynë duhet të caktojë sektorët prioritarë dhe mekanizmat e financimit. Afati do të jetë..

botuar më 20-07-03 11.14.PD

Një investitor çek pronësoi pjesë në Bankën e Parë të Investimeve

Valea Foundation e sipërmarrësit çek Karel Komarek u përfshi në rritjen e kapitalit të Bankës së Parë të Investimeve – Fibank. Fondi u bë pronar i 7,9% prej aksioneve të bankës private bullgare. Banka Bullgare për Zhvillim bleu pak më shumë se 18%...

botuar më 20-07-02 6.48.MD