Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një shkollë bullgare në Athinë e feston 24 majin me libër

Foto: @BNUKiriliMetodii

Shkolla më e vjetër bullgare e së dielës në kryeqytetin grek mban emrin e krijuesve të shkrimit sllav, vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij. Themelet janë vënë prej prindërve dhe mësuesve gjatë vitit 2004 . Sot shkollën e frekuentojnë afro 190 fëmijëve – që nga mosha 3-4 vjeçe, deri në klasën e 12-të. Për të gjithë ata 24 maji është një festë e pritur dhe çdo vit e festojnë në të hapur ose në sallën teatrale. Por, në këtë 24 maj, për shkak të pandemisë së koronavirusit, nxënësit dhe të mësuesit nuk do të mblidhen në një vend. Prandaj shënojnë festën e germave me një libër të ri.

Me rastin e festës së shkollës dhe Ditës së shkrimit sllav, arsimit dhe kulturës bullgare, shkolla bullgare e së dielës “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” krijoi një koleksion me përkthime të poezisë bullgare të 18 autorëve. Libri është realizimi i dëshirës së pedagogëve dhe nxënësve në Athinë të njohin miqtë e vet grek me një pjesë nga trashëgimia letrare bullgare. Përmbledhja përfshin vjersha të autorëve si nga epoka e Rilindjes – Petko Raçov Sllavejkov, Ivan Vazov, Penço Sllavejkov, kështu dhe poetë bashkëkohorë – Damjan Damjanov, Hristo Fotev, Nedjallko Jordanov e të tjerë.  

“Përkthimet janë bërë nga ish-nxënësit si nxënësit e shkollës së ditës së diel nën redaksinë e shkrimtarit të njohur dhe përkthyes Konstantinos Maricas dhe kanë për qellim të vazhdojnë ndërtimin e urës së marrëdhënieve miqësore midis popullit bullgar dhe atij grek” – thotë  drejtoresha shumëvjeçare e shkollës Mimi Niçeva:

Ideja për këtë përmbledhje lindi përpara rreth 3-4 vjetëve, kur në godinën e shkollës ishte prezantuar një poet i madh grek, poezia e të cilit është përkthyer në gjuhën bullgare. Atëherë i thash përkthyesit se, do të ishte mirë po të kishte dhe përkthime të veprave të letërsisë bullgare në gjuhën greke.

Çdo vit në lidhje me festën tonë më të mirë, 24 maj, çdo shkollë do që të prezantohet me diçka të re në mbështetje të kulturës bullgare jashtë kufirit. Në të kaluarën janë bërë përkthime të letërsisë bullgare, por ato janë të autorëve të caktuar. Për dy javë fëmijët bënë përkthimet, zgjodhën krijimet, ku ideja ishte qe të ketë prej çdo një poeti nga një-dy krijime. I renditëm në përshtatje me historinë e letërsisë bullgare. U lidha me përkthyesin dhe ai e pëlqeu shumë idenë, bëri një redaktim shumë të mirë. Libri tanimë është në treg në lidhje me 24 majin dhe është fare në kohë në lidhje me 140-vjetorin e lidhja e vendosjes së lidhjeve diplomatike greko-bullgare. Idenë tonë mund ta përdorin  dhe shkollat e tjera nëpër botë, sepse është një mënyrë shumë e mirë të shpërndahet kultura bullgare jashtë Bullgarisë.”

Krijuesit e përmbledhjes mendojnë se, ajo mund të jetë një ndihmesë shumë e mirë për profesorët në Universitetin e Athinës, ku përpara 3 vjetëve është hapur fakulteti i filologjisë sllave me mësimin e gjuhës ruse si gjuhë të parë dhe të gjuhës bullgare si gjuha e dytë.

“Shkolla jonë, si dhe shkollat e tjera në Athinë frekuentohet prej fëmijëve, tek të cilët patriotizmi është mjaft mirë i koduar dhe janë motivuar të mësojnë gjuhën bullgare si dhe letërsinë bullgare. Kështu është sepse shanset e tyre për studim në shkollë të lartë në Greqi janë mjaft të kufizuara. Nxënësit tanë dëshirojnë të vazhdojnë studimin në Bullgari, që do të thotë se, ata duhet të kenë një përgatitje shumë të mirë. Ky motivacion kuptohet pak më vonë, kur fëmijët bëhen 15-16 vjeç. Unë jam prej 10 vjetëve në këtë shkollë dhe mund të them  se, 60% prej fëmijëve, të cilët kanë përfunduar shkollën “Kirill dhe Metodij” janë studentë në Bullgari.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: @BNUKiriliMetodii


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD
Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD